KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR
TRANSPORTIN E UDHËTARËVE ME TAKSI
TRANSPORTIN E UDHËTARËVE ME TAKSI
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrjen e liçencës për transportin e udhëtarëve me taksi |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë përkatëse, në përputhje me rregullat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave. Licenca për shërbimin taksi jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj. Transporti i udhëtarëve me taksi sigurohet nëpërmjet: • Shërbimit taksist – pronar, kur subjekti zotëron si pronë një autoveturë taksi. Në këtë rast subjekti është person fizik; • Shërbimit ndërmarrje – taksish, kur subjekti zotëron si pronë ose të huazuar më shumë se një autoveturë taksi. Në këtë rast subjekti është person juridik. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Formulari i auto deklarimit; • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria; • Dokumentacionin e kredibiliteti bankar; • Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB); • Leja e qarkullimit dhe kontrata e sigurimit të automjetit dhe pasagjerëve; • Akt-vlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të autoveturë; • Dokumentacioni për verifikimin dhe plumbosjen e taksimetrit lëshuar nga Drejtoria e Metrologjisë; • Dëshmia e aftësisë profesionale (leja e drejtimit); • Kontrata e punësimit; • Fotokopje e Kartës së Identitetit dhe Vërtetim banimi (për persona fizikë); • Vërtetim që janë likuiduar detyrimet vendore. *Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuara. |
Përfituesi | Bizneset, qytetarët |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Bashkia |
Afati | 15 ditë |
Tarifa | Bazuar në paketën fiskale, me vendim të Këshillit Bashkiak |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Licencë |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligj nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, datë 6.6.2002; nr. 9096, datë 3.7.2003; nr. 9373, datë 14.4.2005; nr. 9760, datë 21.6.2007; nr. 10137, datë 11.5.2009; nr. 10 302, datë 15.7.2010; nr. 118, datë 13.12.2012; nr. 21, datë 14.2.2013; nr. 37, datë 10.4.2014; nr. 10/2016, datë 11.2.2016) • Udhëzim nr. 3918, datë 18.7.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa nё Udhëzimin nr. 5627, datë 18.11.2016, “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” • Udhëzim nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” • Udhëzim nr. 15, datë 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr.5, datë 17.2.2011 |