Licencë mallrash për të tretë dhe me qira brenda vendit

KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR TRANSPORT
MALLRASH PËR TË TRETË DHE ME QIRA BRËNDA VËNDIT
Titulli i shërbimit Kërkesë për marrjen e liçencës për transport mallrash për të tretë dhe me qira brenda vendit.
Përshkrim i shërbimit Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira brenda vendit është e drejtë e subjekteve fizike dhe juridike për të kryer veprimtari transporti mallrash për të tretë e me qira brenda vendit në përputhje me legjislacionin, për automjete ≥ 1, 5 Ton. Automjetet me kapacitet mbartës nën 1.5 ton nuk çertifikohen. Kjo liçencë vlen edhe për transportin e mallrave për llogari të vet brenda vendit.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Formulari i auto deklarimit;
• Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria (për drejtuesin e veprimtarisë);
• Dokumentacionin e kredibiliteti bankar;
• Çertifikatën e kompetencës profesionale në transportin rrugor;
• Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
• Leja e qarkullimit (për çdo automjet);
• Çertifikata e kontrollit teknik (për çdo automjet);
• Kontrata e sigurimit (për çdo automjet);
• Leja/t e drejtimit;
• Kontrata e punësimit (në rast se drejtuesi nuk është pronar).
*Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuara.
Përfituesi Bizneset, qytetarët
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Bashkia
Afati i aplikimit 15 ditë
Tarifa Bazuar në paketën fiskale, me vendim të Këshillit Bashkiak
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Licencë
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016)
• VKM nr.194, dt. 9.3.2011 “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr.325, dt. 19.3.2008 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”
• VKM nr.325, dt. 19.3.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”
• Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr.5, dt. 17.2.2011