KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR AGJENSI
TRANSPORTI UDHËTARESH DHE TAKSI BRENDA VENDIT
TRANSPORTI UDHËTARESH DHE TAKSI BRENDA VENDIT
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrjen e licencës për agjensi transporti udhëtarësh dhe taksi brenda vendit |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Licencë për të kryer veprimtarinë e agjencisë së transportit të udhëtarëve është e drejta e personave fizikë ose juridikë për të kryer këtë veprimtari. Liçenca lëshohet nga Kryetari i Bashkisë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave. Këshilli Bashkiak përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij shërbimi brenda juridiksionit të vet. Kjo liçence jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Formulari i auto deklarimit; • Vërtetim nga Gjykata (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë); • Vërtetim nga Prokuroria (për drejtuesin/drejtuesit e veprimtarisë); • Çertifikatën e kompetencës profesionale në transportin rrugor; • Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB); • Dokumentacioni i pronësisë për zyrën/zyrat e agjencisë dhe kontrata e qiramarrjes; • Vërtetim që janë likuiduar detyrimet vendore. *Dokumentacioni dorëzohet në origjinal ose fotokopje të noterizuar |
Përfituesi | Bizneset, qytetarët. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Bashkia |
Afati i aplikimit | 15 ditë |
Tarifa | Bazuar në paketën fiskale, me vendim të Këshillit Bashkiak |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Licencë |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016) • Ligj nr.10137, dt. 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” • Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me Udhëzim nr. 5, dt. 17.2.2011 |