Licensë për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh

KËRKESË PËR MARRJEN E LIÇENSËS PËR AGJENSI
TRANSPORTI NDËRKOMBËTAR UDHËTARËSH

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për marrjen e liçencës për agjenci transporti ndërkombëtar udhëtarësh
Përshkrim i shërbimit Licencë e agjencisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve është e drejta e personave juridikë ose persona fizikë tregtarë të organizuar në shoqëri transporti për të kryer veprimtarinë e agjencisë së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Subjekti i pajisur me liçencë për agjenci transporti udhëtarësh mund të ushtrojë edhe veprimtarinë e agjencisë për transport të brendshëm udhëtarësh. Liçencimi i kësaj veprimtarie është i përgjithshëm dhe liçenca është pa afat. Liçenca leshohet nga Ministria e transporteve.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Çertifikatë e kompetencës profesionale të drejtuesit teknik. (lëshuar nga DPSHTRR), për drejtuesin e veprimtarisë së transportit;
• Kontrata e punës me drejtuesin teknik të liçencuar për transport ndërkombëtar udhëtarësh;
• Vetëdeklarim i nënshkruar nga Drejtuesi i Veprimtarisë;
• Vetëdeklarimi tip i nënshkruar nga titullari i subjekti që kërkon të licensohet;
• Dokumentacionin e kredibiliteti financiar (5600 euro për mjetin e parë dhe 3500 euro për çdo mjet shtesë të përdorur);
• Ekstrakt i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit (QKB);
• Dokumenti i pronësisë ose qiramarrjes mbi zyrën/zyrat e agjencisë;
• Dokumenti i identifikimit, i njohur nga ligji, i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;
• Autorizimi që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të kërkuar licencën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit.
*Personi fizik: prokura për kryerjen e veprimeve para QKB, duhet të bëhet me akt noterial. Personi juridik: prokura për kryerjen e veprimeve para QKB në emër të personave juridikë publikë e privatë mund të bëhet edhe vetëm me nënshkrimin e përfaqësuesit të tij dhe me vulën përkatëse, ose me akt noterial.
**Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara. Këto dokumenta skanohen dhe ju kthehen kur mbaroni aplikimin.
Përfituesi Bizneset
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Qëndra Kombëtare e Biznesit
Afati 15 ditë
Tarifa 100 lekë
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Licencë
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 139/2015, dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr. 8308, dt. 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (ndryshuar me ligjet nr. 8908, dt. 6.6.2002; nr. 9096, dt. 3.7.2003; nr. 9373, dt. 14.4.2005; nr. 9760, dt. 21.6.2007; nr. 10137, dt. 11.5.2009; nr. 10 302, dt. 15.7.2010; nr. 118, dt. 13.12.2012; nr. 21, dt. 14.2.2013; nr. 37, dt. 10.4.2014; nr. 10/2016, dt. 11.2.2016)
• Ligj nr. 37/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 081, dt. 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
• Ligj nr. 6/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10081, dt. 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”
• Ligj nr.10137, dt. 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.”
• VKM nr.194, dt. 9.3.2011 “Për disa shtesa e ndryshime në vendimin nr.325, dt. 19.3.2008 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”
• VKM nr.538, dt. 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”
• VKM nr.325, dt. 19.3.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”
• Udhëzim nr. 15, dt. 24.7.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar me udhëzim nr.5, dt. 17.2.2011