Kërkesë për rimbursim nga subjekti

KËRKESË PËR
RIMBURSIM NGA SUBJEKTI

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për rimbursim nga subjekti
Përshkrim i shërbimit Kërkesa për rimbursimin e tatimit të paguar më tepër, plus interesat përfshihet në deklaratën e re tatimore, që tatimpaguesi dorëzon me ndryshime, në rastet kur deklarata tatimore fillestare është e pasaktë dhe me mangësi. Veprimet për shumat e paguara më tepër për detyrimet tatimore regjistrohen në dosjen e tatimpaguesit. Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së paguar tepër pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Kërkesa për rimbursimin e tatimit të paguar më tepër
Formularët gjenden në adresën www.tatime.gov.al
Përfituesi Tatimpaguesit
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Sporteli i taksave lokale
Afati i aplikimit E drejta e tatimpaguesit për të kërkuar rimbursimin e tepricës kreditore parashkruhet kur kanë kaluar 5 vjet nga data e dorëzimit të deklaratës tatimore, fillestare ose të ndryshuar, të përcaktuar në legjislacionin tatimor përkatës.
Tarifa Nuk ka tarifë
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Njoftim mbi pranimin ose jo të kërkesës së rimbursimit.
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit • Dorëzim i kërkesës;
• Kur shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma e tatimit të vlerësuar në njoftimin për vlerësimin tatimor, administrata tatimore e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi. Pas kësaj, me miratimin, me shkrim, të tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka:
a) rimbursohet automatikisht, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e derdhjes së
shumës së paguar më tepër;
b) kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit.
• Nëse refuzohet njohja e tepricës kreditore si e rimbursueshme, vendimi apelohet në Drejtorinë e Apelimit.
Baza Ligjore • Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr.9632 dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, ndryshuar me ligj nr. 9745 dt. 28.05.07; ligj nr.9764, dt. 09.07.2007; ligj nr.9931, dt. 09.06.2008; ligj nr. 10 073, dt. 9.2.200; ligj nr.10117 dt. 23.4.2009; ligj nr.10146 dt.28.9.2009; ligjin nr. 10354, dt. 18.11.2010; ligj nr.10457, dt. 21.07.2011; ligj nr.106/2013; ligj nr. 181/2013; ligj nr. 85/2014; ligj nr.142/2015; ligj nr.106/2017.
• Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligj nr.10148, dt. 28.9.2009; ligj nr.10209, dt. 23.12.2009; ligj nr. 10261, dt. 01.04.2010; ligj nr.10415, dt. 07.04.2011; ligj nr. 62/2012, dt. 24/5/2012; ligj nr. 124/2012, dt. 20.12.2012; ligj nr.179/2013, dt. 28.12.2013; ligj nr.43/2014, dt. 24.4.2014; ligj nr. 84/2014, dt. 17.07.2014; ligj nr.164/2014, dt.. 4.12.2014; ligj nr. 91/2015, dt.. 23.07.2015; ligj nr.99/2015, dt. 23.09.2015; ndryshuar me Vendim nr. 33, dt. 8.6.2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; ligj nr.112/2016, dt. 03.11.2016.
• Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë
• Udhëzim i Ministrit të Financave nr.24, dt. 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me udhëzimin nr.13, dt. 14.04.2010; udhëzimin nr.27, dt. 18.8.2010; udhëzimin nr.32, dt. 21.9.2010; udhëzimin nr.34, dt. 06.10.2010; udhëzimin nr.17, dt. 3.06.2013; udhëzimin nr.4, dt. 25.01.2014; udhëzimin nr.4/1, dt. 23.05.2014; udhëzimin nr.26, dt. 16.12.2014; udhëzimin nr.14, dt. 13.05.2015; udhëzimin nr.14/1, dt. 04.09.2015; udhëzimin nr.14/2, dt. 8.10.2015; udhëzimin nr.31, dt. 27.11.2015; udhëzimin nr.7, dt. 10.01.2017; udhëzimin nr.13, dt. 13.04.2017)