KËRKESË PËR
RREGJISTRIM TË SUBJEKTEVE
RREGJISTRIM TË SUBJEKTEVE
Titulli i shërbimit | Kërkesë për regjistrim të subjekteve |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson rregjistrimin e subjekteve tatimpaguese dhe pajisjen me çertifikatën e rregjistrimit dhe Numrin e Identifikimit të Personit të Tatueshëm (NIPT). Subjektet që duhet të rregjistrohen, identifikohen në seksionin e mëposhtëm. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | ÇPër rregjistrimet në QKB : • Formulari i aplikimit; • Dokument origjinal identifikimi; • Dokumente të tjera shoqëruese. Regjistrimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore: Individët: • Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet,mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë. • Shtetasit shqiptarë: Bëhet online në www.tatime.gov.al • Individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim në Shqipëri, mbi 2.000.000 (dy milionë) lekë • Shtetasit e huaj, (jorezidentë): Për tu regjistruar, çdo individ i huaj (ose një person i autorizuar prej tij) duhet të paraqitet në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, ku do të pajiset me fjalëkalimin përkatës. Regjistrimi dhe identifikimi i individit jorezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numri i Identifikimit Personal në Letërnjoftimin e individit jorezident. Përfaqësuesit tatimor, paraqesin: • Marrëveshjen origjinale midis palëve (përfaqësues – i përfaqësuar); • Fotokopje të ekstraktit të regjistrimit në Qëndren Kombëtare të Biznesit të personit fizik apo juridik të caktuar si përfaqësues tatimor; • Fotokopje të ekstraktit të regjistrimit të shoqërisë jo-rezidente të lëshuar nga autoriteti tatimor i vendit të origjinës së shoqërisë; • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të përfaqësuesit; • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të administratorit të shoqërisë jorezidente; • Formularin e Regjistrimit të plotësuar. Trupat diplomatike, paraqesin: • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit; • Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin; • Formularin e regjistrimit të plotësuar. Personat e vetëpunësuar në veprimtari, si shitës ambulant, paraqesin: • Kërkesë me shkrim; • Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës së të vetëpunësuarit; • Formularin e plotësuar të regjistrimit; • Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme. Fermerët paraqesin: • Aplikimin për regjistrim sipas formularit përkatës, nënshkruar nga kërkuesi; • Dokumentin origjinal të identifikimit (letërnjoftimit)/ose kopje të noterizuar të këtij dokumenti; • Vërtetimin origjinal, lëshuar për fermerin prej drejtorisë rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit. Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, paraqet: • Kërkesë me shkrim; • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit; • Kopje të marrëveshjes së punës së nënshkruar ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohet detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto. OJF paraqesin: • Vendimin e Gjykatës; • Aktin e Themelimit; • Statutin; • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së administratorit apo përfaqësuesit ligjor; • Kontratën e qerasë, apo dokumentin e pronësisë për selinë dhe vendet e tjera të ushtrimit të aktivitetit. Entet Publike paraqesin: • Kërkesë me shkrim; • Bazën ligjore të krijimit; • Dokumentin e emërimit të administratorit apo përfaqësuesit ligjor dhe fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së tij; • Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin; • Formularin e regjistrimit të plotësuar;. • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie). |
Përfituesi | Tatimpaguesit |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | -Çdo sportel shërbimi në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë se aplikantit; -Drejtoritë Rajonale Tatimore. |
Afati i aplikimit | Përgjegjësia tatimore fillon që nga momenti kur personi ka filluar veprimtarinë e tij.Afati i aplikimit është i ndryshueshëm në varësi të subjektit. Por çdo subjekt duhet të rregjistrohet brenda 15 ditëve nga data e identifikimit nga administrata tatimore qëndrore dhe vendore si të parregjistruar. |
Tarifa | 100 lekë |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Çertifikata e regjistrimit, e cila përmban edhe numrin e identifikimit te personit te tatueshëm (NIPT) |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; • Ligj nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9745; dt. 28.05.07; ligj nr.9764; dt. 09.07.2007; ligj nr.9931, dt. 09.06.2008; ligj nr. 10 073, dt. 9.2.200; ligj nr.10117 dt. 23.4.2009; ligj nr.10146 dt.28.9.2009; ligj nr.10354 , dt. 18.11.2010; ligj nr.10457, date 21.07.2011; ligj nr.106/2013; ligj nr.181/2013; ligj nr. 85/2014; ligj nr.142/2015; ligj nr.106/2017. • Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, (ndryshuar me ligj nr.10148, dt. 28.9.2009; ligj nr.10209, dt. 23.12.2009; ligj nr.10261, dt. 01.04.2010; ligj nr.10415, dt. 07.04.2011; ligj nr.62/2012, date 24/5/2012; ligj nr. 124/2012, dt. 20.12.2012; ligj nr.179/2013, dt. 28.12.2013; ligj nr.43/2014, dt. 24.4.2014; ligj nr.84/2014, dt. 17.07.2014; ligj nr.164/2014, dt.. 4.12.2014; ligj nr. 91/2015, dt.. 23.07.2015; ligj nr.99/2015, dt. 23.09.2015; ndryshuar me Vendim nr. 33, dt. 8.6.2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; ligj nr.112/2016, dt. 03.11.2016). • Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë; • Ligj nr.9723, dt. 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar; • VKM nr. 503, dt 01.08.2007 “Per miratimin e Tarifave per Sherbimet Funksionale te Qëndres Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar; • Udhëzim i Ministrit të Financave nr.24, dt. 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me udhëzimin nr.13, dt. 14.04.2010; udhëzimin nr.27, dt. 18.8.2010; udhëzimin nr.32, dt. 21.9.2010; udhëzimin nr.34, dt. 06.10.2010; udhëzimin nr.17, dt. 3.06.2013; udhëzimin nr.4, dt. 25.01.2014; udhëzimin nr.4/1, dt. 23.05.2014; udhëzimin nr.26, dt. 16.12.2014; udhëzimin nr.14, dt. 13.05.2015; udhëzimin nr.14/1, dt. 04.09.2015; udhëzimin nr. 14/2, dt. 8.10.2015; udhëzimin nr. 31, dt. 27.11.2015; udhëzimin nr.7, dt. 10.01.2017; udhëzimin nr.13, dt. 13.04.2017) • Udhëzim i Ministrit të Financave nr.19, dt. 03.11.2014 “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë (ndryshuar me udhëzimin nr.23, dt. 07.09.2015, udhëzimin nr.26, dt. 26.10.2015; udhëzimin nr.10, dt. 3.5.2016) • Udhëzim i Ministrit të Financave nr.1 dt.: 12.01.2007 “Për përcaktimin e veprimtarive që trajtohen si veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante si dhe procedurat e regjistrimit të tyre në organin tatimor” |