Kërkesë për informim

KERKESË
PËR INFORMIM
Titulli i shërbimit Kërkesë për informim
Përshkrim i shërbimit E drejta për informim është e drejta e çdo qytetari për tu njohur me informacionin publik, e cila është e garantuar ekskluzivisht nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i cili synon nxitjen e integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike.

Për të pasur një qeverisje lokale të mirë dhe demokratike, transparenca përbën një nga elementët thelbësorë që duhet të garantohet për të gjithë qytetarët. Ajo nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve, në mënyrë të hapur me publikun.

“Informacioni publik” i referohet çdo të dhëne të regjistruar dhe në çfarëdo lloj forme dhe formati, gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik.

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë akses në informacionet zyrtare, pavarësisht nëse i duhet për veten e tij apo për një person të tretë, si dhe të kërkojë llogari (të drejtojë një kërkesë) për mos ofrim/ose cilësi e ulët e një shërbimi.

Informacionet dhe dokumentet me karakter sekret, konfidencial apo te dhëna nga jeta private e shtetasve, nuk mund të jepen.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Bashkia / Njësia Administrative / drejtoria ose sektori i shërbimit dhe marrëdhënieve me publikun / koordinatori për të drejtën e informimit.
Procedura administrative Në momentin që një person paraqitet pranë sektorit të shërbimit dhe marrëdhënieve me publikun ose sportelin e shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për informim.
Informacioni me shkrim plotësohet dhe dërgohet brenda 20 ditëve nga data e kërkesës për informim
Procesi administrativ
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Përgjigjia me shkrim që informon kërkuesin e shërbimit (pa afat të përcaktuar vlefshmërie).
Baza Ligjore • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
• Ligj Nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit“.
• Ligj Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (ndryshuar me ligjin nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014).
• Ligj nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.
• Ligj nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
• Ligj nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror” (ndryshuar me ligjin nr.9541, datë 22.5.2006; ndryshuar me ligjin 25/2012).
• Ligj Nr.10 325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
• Ligj Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë“.
• Ligj nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.
• Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 136, datë 7.3.2018 “Për funksionimin dhe administrimin e Regjistrit Elektronik Kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”.
• Vendim nr. 145, datë 13.3.2018 “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore “Regjistri elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit”
• Urdhër i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDHP), nr. 14, datë 22.1.2015 “Për miratimin e programit model të transparences”.