Karta e Rezidentit

KËRKESË PËR TU PAJISUR
ME KARTËN E REZIDENTIT

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për tu pajisur me Kartën e Rezidentit
Përshkrim i shërbimit Qëllimi i shërbimit është pajisja e qytetarit me Kartën e Rezidentit që është një Mjet Identifikimi (në formën e pullës ngjitëse), që i jep të drejtën qytetarit të parkojë mjetin e tij “pa pagesë” në hapësirat publike brenda zonës së administrimit të parkimit që i përket .

Pulla identifikuese, është “e personalizuar me targën e automjetit”, e cila duhet të ngjitet brenda xhamit në pjesën e përparme të automjetit duke qënë “lehtësisht e dukshme”. Elemente përbërës të pulles identifikuese janë: targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri i zones dhe element të tjerë.

“Rezident” është çdo qytetar që banon në një Njësi Administrative të caktuar, për një kohë të gjatë apo të përhershme (me qera apo pronar shtëpie). Me vendim te Këshillit Bashkiak, përcaktohen zonat administrative të parkimit të qytetit (psh. Qyteti i Tiranës ka 4 zona administrimi të parkimit bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak, nr. 49, dt.11.11.2015).

Përfitimi që ka qytetari Rezidenti do të ketë hapësirë parkimi “Pa Pagesë”, brenda zonës ku është resident dhe kur është pajisur me sinjalistikë për rezident.
• Në vijëzimet blu, çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 20:00-07:30.
• Në vijëzimet blu, të shtunë dhe të dielë.
• Në vijëzimet e bardha, të përcaktuara si parkim publik pa pagesë.Karta e Rezidentit nuk i jep të drejtën qytetarit të parkojë:
• Në hapësirat e zonave të tjera (ku nuk është rezident) me sinjalistikë për rezidentët e asaj zone.
• Në vijëzimet blu, çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 07:30-20:00.
• Në shesh-parkimet dhe terminalet nën administrimin e Tirana Parking
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Zyra përgjegjëse e shërbimit /dhe administrimit të parkimit
(psh.për qytetin e Tiranës është: Drejtoria e Përgjithshme e Tirana Parking)Policia Bashkiake, si strukturë mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, është mbështetja kryesore në mbarëvajtjen e projektit , nëpërmjet numrit të sallës operative:
04 241 94 65.
Procedura administrative Qytetarët e interesuar për tu pajisur me kartë rezidenti, paraqiten pranë zyrës së shërbimit të caktuar nga bashkia. Në Tiranë, qytetari paraqitet me dokumentat përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshmë të Tirana Parking, në adresën Rr.”Ali Begeja” nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë .Tel.04 2211111.
Procesi administrativ
Vlefshmëria Karta e rezidentit është e vlefshmë për një (1) vit.
Pajisen me kartë rezidenti, cdo familje me një automjet në përdorim.
Dokumente të nevojshëm • Vërtetim banimi,
• Fotokopje e dokumentit të identifikimit,
• Fotokopje e lejes së qarkullimit / çertifikatën e pronësisë së automjetit(fotokopje)
Baza Ligjore • Ligj Nr.139, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”.
• Ligj Nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.
• Ligj Nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, ndryshuar.
• Ligj Nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundravajtjet administrative”.
• Ligj Nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.
• Ligj Nr.9887, datë 10.03.20008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
• Ligj Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ndryshuar.
• Ligj Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar.
• Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr.153 datë 07.04.2000 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr.1503, datë 19.11.2008, “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”.
• Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr.511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, ndryshuar.
• Vendim i Këshillit të Ministrave ,Nr.229, datë 23.04.2004 “Për Miratimin e Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar me vendimin Nr.832, datë 15.09.2013.
• Vendimet përkatëse të Këshillit Bashkiak (në rastin e Tiranës, Vendim nr. 49 “Zonat dhe Tarifat e Parkimit”, Vendim nr. 48 “Krijimi i Tirana Parking”.