DHËNIE ME QERA
E SIPËRFAQJES PYJORE-KULLOSORE
E SIPËRFAQJES PYJORE-KULLOSORE
Titulli i shërbimit | Kërkesë për marrje me qera të kullotave e livadheve publike për kullotje e kositje bari |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Shqyrtimi i kërkesës së kryerë nga persona fizikë apo juridikë për marrje me qera të kullotave e livadheve publike për kullotje e kositje bari dhe marrja e vendimit për miratimin ose refuzimin e aplikimit (kërkesës). |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Drejtoria / sektori i shërbimit pyjor pranë Bashkisë. Dhënia e kullotave e livadheve për kullotjen e bagëtive ose për kositje bari, bëhet sipas treguesve teknik të planeve të mbarështrimit të kullotave; plani duhet të jetë i (i) miratuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për fondin kullosor, (ii) plotëson, në përputhje me ligjin 9693, datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, masat e përcaktuara. |
Procedura administrative | Në momentin që një person paraqitet pranë Drejtorisë (sektorit) të shërbimit pyjor të Bashkisë (ose Njësisë Administrative), ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për plotësimin e formularit në dy kopje. Kërkesa për shërbim duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin përkatës sipas akteve ligjore në fuqi. Zyra përgjegjëse e shërbimit pyjor të Bashkisë merr në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar nga qytetari kërkuesi sipas kritereve të përcaktuar ne ligj dhe VKM përkatëse. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 15 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi I shërbimit.Në rastin kur shërbimet ofrohen kundrejt një tarife, informacioni me llogaritjen e detyrimit përcillet tek sektori i të ardhurave të bashkisë |
Procesi administrativ | ![]() |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Leje shfrytëzimi për marrje me qera të të kullotave e livadheve publike për kullotje e kositje bari. Leja mund të jetë e vlefshme nga tre deri në dhjete vjet për kullotjen e bagëtive. |
Baza Ligjore | • Ligj Nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar; • Ligj Nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar; • Ligj Nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar; • Vendim Nr. 391, datë 21.6.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, i ndryshuar; • Ligj Nr. 5/2016, datë 04.02.2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”. • VKM nr.438, date 08.06.2016 per “Kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjove dhe shitjes se materialit drusor”, • VKM 435 date 08.06.2016 per disa shtesa dhe ndryshime te VKM 1374/2008 te KM “Per percaktimin e rregullave dhe procedurave qe ndiqen per heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit te fondit kullosor”, • VKM 433 dt. 08.06.2016 “Per transferimin ne pronesi te Bashkive te pyjeve dhe kullotave publike, prone e MoE dhe ish komunave”, • VKM 434 date 08.06.2016 “Per Percaktimin e rregullave dhe paraqitjes se kerkesave, mbajtjen e dokumentacionit teknik, si dhe te kritereve e te procedurave te zvogelimit te siperfaqes e te vellimit te fondit pyjor”. • VKM nr.1353, datë 10.10.2008 “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe proçedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, i ndryshuar; • Udhëzim nr. 1, datë 9.6.2016 “Për rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik”. |