Përdorim i sip. pyjore-kullosore

PËRDORIM I SIPËRFAQJES
PYJORE-KULLOSORE

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për marrje/ose dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore / kullosore për një aktivitet të caktuar ekonomik.
Përshkrim i shërbimit Shqyrtimi i kërkesës dhe marrja e vendimit për miratimin ose refuzimin e aplikimit për marrje / ose dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore dhe kullosore për një aktivitet ekonomik.
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Drejtoria / sektori i shërbimit pyjor pranë Bashkisë.
Procedura administrative Në momentin që një person paraqitet pranë Drejtorisë (sektorit) të shërbimit pyjor të Bashkisë (ose Njësisë Administrative), ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për plotësimin e formularit në dy kopje. Kërkesa për shërbim duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin përkatës sipas akteve ligjore në fuqi.

Zyra përgjegjëse e shërbimit pyjor të Bashkisë merr në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar nga qytetari kërkuesi sipas kritereve të përcaktuar ne ligj dhe VKM përkatëse. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 10-15 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi I shërbimit.

Në rastin kur shërbimet ofrohen kundrejt një tarife, informacioni me llogaritjen e detyrimit përcillet tek sektori i të ardhurave të bashkisë1

Procesi administrativ Procedura
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Leje shfrytëzimi për marrje në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore dhe kullosore për një aktivitet ekonomik. Afati i periudhës së vlefshmërisë është deri në 1 vit.
Baza Ligjore • Ligj Nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar
•Ligj Nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar
• Vendim Nr. 391, datë 21.6.2006 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, i ndryshuar;
• Ligj Nr. 5/2016, datë 04.02.2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”.
• VKM nr.438, date 08.06.2016 per “Kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjove dhe shitjes se materialit drusor
• VKM 435 date 08.06.2016 per disa shtesa dhe ndryshime te VKM 1374/2008 te KM “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”
• VKM 433 dt. 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, pronë e Ministrisë së Mjedisit dhe ish komunave
• VKM 434 date 08.06.2016 “Për Përcaktimin e rregullave dhe paraqitjes së kërkesave, mbajtjen e dokumentacionit teknik, si dhe të kritereve e të procedurave të zvogelimit të sipërfaqes e të vellimit të fondit pyjor
• VKM nr.1353, datë 10.10.2008 “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe proçedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, i ndryshuar
• Udhëzim nr. 1, datë 9.6.2016 “Për rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik