Leje mjedisore- Tipi C

LEJE
MJEDISORE E TIPIT C

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për tu paisur për leje për ushtrim të aktiviteteve që prodhojnë ndotje akustike (leje mjedisore të tipit C).
Përshkrim i shërbimit Shqyrtimi i kërkesës së kryer nga persona fizikë apo juridikë për aktivitete që prodhojnë ndotje akustike si psh leje te tipit C, që përmban të shkruara kushtet e nevojshme për të garantuar se instalimi I paisjeve teknike përmbush kërkesat e e legjislacionit në fuqi. Një leje mund të mbulojë një ose më shumë instalime ose pjesë të instalimeve në të njëjtën vendndodhje dhe që operohen nga një i njëjti operator.
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimitm Kërkesa bëhet nga qytetari pranë bashkisë/ drejtoria ose sektori i mjedisit dhe turizmit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.
Procedura administrative Në momentin që një person fizik ose juridik paraqitet pranë Drejtorisë (sektorit) të mjedisit e turizmit të Bashkisë (ose Njësisë Administrative), ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për plotësimin e formularit në dy kopje. Kërkesa për shërbim duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin përkatës sipas akteve ligjore në fuqi.

Zyra përgjegjëse e Bashkisë merr në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar nga qytetari kërkuesi sipas kritereve të përcaktuar ne ligj dhe VKM përkatëse. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 10 (15) ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi i shërbimit. Më pas, bashkia e përcjell mendimin e vet pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.Operatori i instalimit i paguan çdo vit një tarifë vjetore Agjensisë Rajonale të Mjedisit, për instalimet e tipit C.

Procesi administrativ Procedura
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Leje e tipit C për ushtrim të aktiviteteve që prodhojnë ndotje akustike.

Leja mund të jetë e vlefshme deri në 1 vit. Kushtet e lejes së mjedisit të tipave A, B dhe C rishikohen në çdo kohë nga Ministria apo Agjensia Rajonale e Mjedisit, nëse ka ndryshime në legjislacionin përkatës mjedisor.

Çdo palë e interesuar, subjekt i këtij ligji, ka të drejtë të ankimojë në rrugë administrative, me kërkesë në QKB, ndaj akteve, veprimeve apo mosveprimeve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, gjatë procesit të pajisjes me leje mjedisore, sipas kërkesave të nenit 30 të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumente të nevojshëm
Baza Ligjore • Ligji nr.10 081/ 2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në RSH, i ndryshuar
• Ligj nr.10137, datë 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.
• Ligji Nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar;
• Ligj. nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”
• Ligji nr.10 448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar
• Vendim nr. 419/2014 “Për miratimin e kërkesave të posacme e shqyrtimin e shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipit A, B, C, Për transferimin e lejeve nga një subject tek tjteri, si dhe rregullat për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB”.
• Ligj Nr. 131/2015 “Per Qëndrën Kombëtare të Biznesit
• Ligji 10 463/2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve
• Ligji 9774/2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmes në mjedis”, I ndryshuar
• Vendim nr. 97, datë 14.2.2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 419, datë 25.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave a, b dhe c, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB”
• Vendim nr. 247/2014 “Për përcaktimin e rregullave, kërkesave dhe procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”.
• Vendim nr. 912, datë 11.11.2015 “Për miratimin e metodologjisë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis”
• Vendim Nr.587, datë 7.7.2010 “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike“, i ndryshuar;
• Vendim nr.219/2015 ”Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interest dhe publikun, si dhe dëgjesë.
• Udhëzim nr. 3, datë 2.12.2013 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore rë ripit A, B dhe C për aktivitete të reëja dhe ekzistuese”
• Udhëzim Nr. 8 datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”
• Udhezim Nr.5 datë 26.11.2010 “Për kriteret dhe procedurat për pajisjen me leje të thjeshtë mjedisore të veprimtarive që lëshojnë zhurma në mjedis”
• Vendim nr. 417, datë 25.6.2014 “Për miratimin e tarifave të lejeve të mjedisit”