LEJE
MJEDISORE PËR KAMPING
MJEDISORE PËR KAMPING
Titulli i shërbimit | Kërkesë për leje për qëllime argëtimi, kampingu ose veprimtari turistike |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Shqyrtimi i kërkesës së kryer nga persona fizikë apo juridikë për marrje leje shfrytezimi për qëllime argëtimi, kampingu ose veprimtari turistike. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (drejtoria e mjedisit dhe turizmit). |
Procedura administrative | Bashkitë miratojnë çdo vit planin për ushtrimin e aktiviteteve për qëllime argëtimi, kampingu si edhe veprimtari turistike. Në momentin që një person fizik ose juridik paraqitet pranë zyrës së shërbimit për tu pajisur me leje përdorimi për aktivitete per qëllime argëtimi, kampingu ose veprimtari turistike, bazuar në planin e miratuar nga bashkia, kryhet shqyrtimi i kërkesës sipas kritereve të përcaktuar ne ligje dhe vendime.
Kërkesa e aplikuesit për shërbim mund të miratohet ose refuzohet. Marrja e vendimit nga zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kryhet brenda 15 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit nga kërkuesi i shërbimit. |
Procesi administrativ | ![]() |
Afati i aplikimit | Nuk ka afat të kufizuar aplikimi |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Leje përdorimi për qëllime argëtimi, kampingu ose veprimtari turistike. Leja mund të jetë e vlefshme deri në 1 vit. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | – |
Baza Ligjore | • Ligji nr.10 081/ 2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në RSH, i ndryshuar • Ligj nr.10137, datë 11.5.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë. • Ligji 10 463/2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” • Ligji 9774/2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmes në mjedis”, I ndryshuar. • Ligji Nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar; • Ligj. nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” • Ligji nr.10 448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar • Vendim nr. 419/2014 “Për miratimin e kërkesave të posacme e shqyrtimin e shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipit A, B, C, Për transferimin e lejeve nga një subject tek tjteri, si dhe rregullat për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB”. • Vendim nr. 97, datë 14.2.2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 419, datë 25.6.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave a, b dhe c, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB” • Vendim nr. 247/2014 “Për përcaktimin e rregullave, kërkesave dhe procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”. • Vendim nr. 912, datë 11.11.2015 “Për miratimin e metodologjisë kombëtare të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis” • Vendim Nr.587, datë 7.7.2010 “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike“, i ndryshuar; • Vendim nr.219/2015 ”Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interest dhe publikun, si dhe dëgjesë. • Udhëzim nr. 3, datë 2.12.2013 “Për dokumentacionin e domosdoshëm për të kërkuar leje mjedisore rë ripit A, B dhe C për aktivitete të reëja dhe ekzistuese” • Udhëzim Nr. 8 datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara” • Udhezim Nr.5 datë 26.11.2010 “Për kriteret dhe procedurat për pajisjen me leje të thjeshtë mjedisore të veprimtarive që lëshojnë zhurma në mjedis” • Vendim nr. 417, datë 25.6.2014 “Për miratimin e tarifave të lejeve të mjedisit” |