PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E
ZONËS ME QËLLIM STREHIMI
ZONËS ME QËLLIM STREHIMI
Titulli i shërbimit | Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi. |
---|---|
Cfarë është programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin? | 1. Sipërfaqet e nevojshme të truallit për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin planifikohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bazë të përcaktimit të zonave të banimit, dokumenteve të planifikimit qendror e vendor, vlerësimit të nevojave për strehim social dhe kërkesave për ndërtim banesash sociale. 2. Zhvillimi i zonës me qëllim strehimin bëhet për ndërtimin e banesave sociale, në bazë të dokumenteve të planifikimit qendror e vendor. 3. Zhvillimi i zonës me qëllim strehimin përfshin hartimin dhe miratimin e projektit të ndërtimit, deri në përfundimin e tij. 4. Zhvillimi i zonës, sipas pikës 3, më sipër, bëhet me investimet nga buxheti i shteti, buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore dhe/ose në bashkëpunim me sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi. |
Cilët janë përfituesit nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi? | 1. Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin kanë familjet/individët e pastrehë, të cilët, në zonën përkatëse, e kanë siguruar strehimin në: a) ndërtime të palegalizuara, që nuk mund të legalizohen; b) zonat e vjetra industriale, jofunksionale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim. 2. Kriteret për përfituesit nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuara për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, me qëllim strehimin e përfituesve që janë zhvendosur prej tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. |
Ku zhvillohet ky program? | Programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin realizohet: – në troje që janë pronë e shtetit ose private. – në zonat me ndërtime të palegalizuara, që nuk mund të legalizohen; – në zonat me ndërtime të papërfunduara, të identifikuara si të tilla nga njësitë e vetëqeverisjes vendore; – në zonat e vjetra industriale, jofunksionale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim. 7. Trualli i pajisur me infrastrukturë, pjesë e zhvillimit të një zone me qëllim strehimin, mund t’u ofrohet për ndërtim, pa shpërblim, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, edhe familjeve përfituese që marrin përsipër të ndërtojnë banesën mbi të me shpenzimet e tyre, sipas kushteve dhe kritereve të parashikuara me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. |
Partneriteti publik-privat për ndërtime në zona të zhvilluara me qëllim strehimin. | 1. Ndërtimi i banesave në kuadrin e partneritetit publik-privat bazohet, por pa u kufizuar, në parimet e mëposhtme: a) parimin e kthimit të investimit subjektit privat dhe një fitim të arsyeshëm për një periudhë kohore të caktuar; b) alokimin e risqeve, sipas parimit se pala, e cila do të mbajë riskun, është ajo e cila është në pozitë më të mirë për të përballuar riskun dhe/ose për të minimizuar pasojat e tij; c) vlerësimin e drejtë të përfitimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore në favor të realizimit të programeve sociale të strehimit, nëpërmjet përcaktimit të vlerës më të mirë për para. 2. Marrëveshja për ndërtimin e banesave, që kryhet nga subjekte private, nëpërmjet partneritetit publikprivat, bazohet në një nga format e mëposhtme: a) financimi i ndërtimit nga subjekti privat në truallin ose truallin e pajisur me infrastrukturë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në këmbim të përfitimit nga njësia vendore të një përqindjeje të caktuar sipërfaqe ndërtimi, të përshtatur në apartamente, sipas normave të strehimit, si kundërvlerë e vlerës së truallit të pajisur me infrastrukturë. Vlera e truallit që do të shkëmbehet me sipërfaqe ndërtimi, vlerësohet me vlerat e tregut nga ekspertë të licencuar; b) financimi i ndërtimit nga subjekti privat dhe shfrytëzimi si banesa sociale me qira për një periudhe kohe të përcaktuar në marrëveshje midis financuesit dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në përfundim të afatit të marrëveshjes, çështjet mbi pronësinë e banesave sociale rregullohen në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe të marrëveshjes së partneritetit publik-privat; c) bashkëfinancim i ndërtimit nga subjekti privat dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nga buxheti i vet dhe/ose me mbështetje të buxhetit të shtetit, përkundrejt përfitimit të një numri banesash sociale dhe ose me kosto të ulët. 3. Procedura e përzgjedhjes, mënyra e kontraktimit, forma dhe kushtet e përgjithshme të kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, të cilat do të realizohen sipas formës së përcaktuar në pikën 2, shkronjat “a” dhe “c”, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 4. Për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, të cilat do të realizohen sipas formës të përcaktuar në pikën 2, shkronja “b”, të këtij neni, kushtet e përgjithshme të marrëveshjes midis palës publike dhe asaj private, përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet /partneritetin publik privat Referuar kësaj pike, projektet propozohen vetëm në formën e propozimeve të kërkuara. |
Administrimi i programit të zhvillimit të zonës me qëllim strehimi | 1. Ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore bashkëpunojnë për përcaktimin e standardeve dhe të modaliteteve të realizimit të programit të zhvillimit të zonës me qëllim strehimin me pronarin e truallit, kur ofrohet nga privati. 2. Njësia e vetëqeverisjes vendore ka kompetencën për të rregulluar përdorimin e tokës në juridiksionin e saj, me qëllim zhvillimin e zonës, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për strehimin. |