PRANIM NË INSTITUCIONE TË PËRKUJDESJES
SHOQËRORE DHE INSTITUCIONE REZIDENCIALE.
SHOQËRORE DHE INSTITUCIONE REZIDENCIALE.
Titulli i shërbimit | Pranim në institucione të përkujdesjes shoqërore dhe institucione rezidenciale. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ofrimi i shërbimit cilësor sipas standarteve për përfituesit në institucione të përkujdesjes shoqërore, publike ose jo publike, dhe në institucionet rezidenciale. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Fëmijë të moshës nga 0 -18 vjeç fëmijët, nga mosha 0-5 vjeç, vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë, • Fëmijët, nga mosha 6-15 vjeç, vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë, • Fëmijët, nga mosha 16-18 vjeç, vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë.Të moshuar, invalidë pune dhe persona me aftësi të kufizuar (pak) sipas kritereve të përcaktuar me ligj. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Strukturat përgjegjëse të shërbimit social ne Bashki dhe Shërbimi Social Shtetëror. |
Afati i aplikimit | – |
Dokumente të nevojshëm për aplikim për pranim të fëmijëve ne institucione të përkujdesjes shoqërore | • Deklarata e noterizuar e nënës (në pamundësi, deklarata zyrtare e braktisjes në maternitet e drejtorit të institucionit shëndetësor, ku është braktisur fëmija), • Proçesverbali i lindjes së fëmijës, • Proçesverbali dhe urdhëri i mëparshëm i pranimit/ transferimit të fëmijës me vendim komisioni (në rastin e lëvizjes së tij nga një institucion në tjetrin, për shkak të moshës), • Deklaratë noteriale për dhënien e pëlqimit të dy prindërve ose të kujdestarit. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim për pranim të personave të moshës së tretë, invalidë, PAK ne institucione rezidenciale | • Çertifikatë personale • Çertifikatë familjare • Fotografi (2 copë) • Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore që nuk përfiton pension pleqërie • Vërtetim për trajtim me pagesë për aftësi ndryshe • Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror për sëmundje të përgjithshme • Formularin nr.3 sipas VKM nr.839 dt.03.12.2014 të plotësuar nga administratori shoqëror në Bashki / Njësinë Administrative • Relacion për vendqëndrimin e personit • Deklaratë nga të afërmit e personit.Për formularin bëhet vizitë në familjen e të moshuarit. |
Baza Ligjore | • Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. • Ligj nr. 9669/2006 “Për masa ndaj dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, ndryshuar me ligjin 10 329/2010. • Ligj nr.10 347/2010 “Për Mbrojtjen e Të Drejtave të Fëmijës”. • Ligj nr.121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. • Ligj nr.8153/1996 “Për statusin e Jetimit”. • VKM nr.233/1998 “Për zbatimin e Ligjit “Për Statusin e Jetimit”. • VKM nr. 425/2012 ”Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore, të ndryshuar me VKM nr. 839/2014, dhe VKM nr.106/2017. • Udhëzim nr. 6/2014 “”Për procedurat e Sistemimit të Fëmijëve në Institucionet rezidenciale të Përkujdesit Shoqëror, Publike dhe jo Publike. • Udhëzim nr.10/2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”. • Udhëzim nr. 14/2016 “Për ofrimin e Shërbimit të Emergjencës në institucionet e përkujdesit shoqëror të financuar nga fondet e buxhetit të shtetit, që ofrojne shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë”. • Udhëzim nr.830/2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucione rezidenciale publike dhe jo publike”. |