MBËSHTETJE PËR
MBROJTJEN E FËMIJËS
MBROJTJEN E FËMIJËS
Titulli i shërbimit | Ofrimi i mbështetjes për mbrojtjen e fëmijës. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Identifikimi i rastit, mbledhja dhe verifikimi i informacionit, vlerësimi i situatës e nivelit të riskut për ndërhyrjen dhe mbulimin e nevojave të fëmijës. |
Përfituesi | Fëmijët dhe famijet në nevojë. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Njësia vendore ku kanë vendbanimin (Bashkia), Drejtoria e Kujdesit Social/Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve (NJMF). |
Afati i aplikimit | – |
Procesi i vlerësimit të rastit | Identifikimi i rastit nëpërmjet Njësisë së Mbrojtjes së fëmijëve, organizatave të shoqërisë civile, psikolog, komunitet; mbledhja e informacionit nëpërmjet vizitës dhe intervistave me fëmijën dhe anëtarë të familjes dhe analizës së informacionit që përcakton situatën e fëmijës e nivelin e rrezikut, si dhe mënyrat e duhura për ndërhyrje dhe mbulimin e nevojave të fëmijës.
Specialisti i Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve (NJMF) kryen njoftimin e grupit teknik për tryezë teknike si dhe njohjen me rastin. Më pas, vijohet me hartimin e planit individual për marrjen në mbrojtje të fëmijës, dhe për këtë hartohet proçesverbali i tryezës teknike. Sipas rastit dhe bazuar në ligjin nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, hapet proçedura për dërgimin e fëmijës në një institucion të përkujdesit social. Faza përfundimtare e procesit kërkon pjesëmarrjen në gjyq dhe prezantimin e të gjithë informacionit në lidhje me rastin (raporti psiko-social). |
Tarifa | Nuk ka tarifë |
Dokumente të nevojshëm për aplikim për dërgimin e fëmijës në institucion | • Kërkesë me shkrim nga vetë prindi i fëmijës, • Çertifikatë personale/dhe Çertifikatë familjare/Fotokopje e kartës identitetit të prindërve • Fotografi (2 copë) • Vërtetim për gjendjen shëndetësore të prindërve • Të dhëna për vaksinimin e fëmijës • Vërtetim për gjendjen social-ekonomike të familjes • Deklaratë noteriale për dhënien e pëlqimit të prindërve për vendosjen e fëmijës në institucion • Proçesverbal i minutave të takimit. |
Baza Ligjore | • Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, • Ligj nr. 9669/2006 “Për masa ndaj dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, i ndryshuar me ligjin 10 329/2010, • Ligj nr.10 347/2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”, • Ligj nr.121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, • Ligj nr.8153/1996 “Për statusin e Jetimit”, • Udhëzim nr. 6/2014 “”Për procedurat e Sistemimit të Fëmijëve në Institucionet rezidenciale të Përkujdesit Shoqëror, Publike dhe joPublike, • Udhëzim nr.10/2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”, • Udhëzim nr. 14/2016 “Për ofrimin e Shërbimit të Emergjencës në institucionet e përkujdesit shoqëror të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë”, • Udhëzim nr.830/2008 “Për zbatimin e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucione rezidenciale publike dhe jo publike”. • VKM nr.233/1998 “Për zbatimin e Ligjit “Për Statusin e Jetimit”. |