KËRKESË PËR TË PËRFITUAR NGA
PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL
PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL
Titulli i shërbimit | Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Dhënia e të gjithë informacionit tek qytetarët bazuar në kërkesën e tyre per informim dhe vlerësimin e kritereve për ofrimin e strehimit social, në formën e një kredie të butë ose subvencionim qeraje. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Certifikatë familjare (e cilësuar nga është transferuar qytetari). • Formular kërkese për strehim ( plotësohet nga aplikuesi, pagesë tarife prej 200 lekë dhe dorëzohet në zyrën e strehimit social. • Vërtetim banimi (merret pranë Bashkisë). • Vërtetim nga ZVRPP që nuk ka pronë të rregjistruar ose në process rregjistrimi ( për të gjithë antëtarët e familjes mbi 18 vjeç). • Vërtetim nga zyra ALUIZNI-t që nuk ka banesë në proces legalizimi (për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç). • Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave që nuk ushtron aktivitet biznesi ( për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç), • Vërtetim për ndonjë status që mund të ketë nga institucioni që e trajton (i verbër, jetim, person me aftësi të kufizuar, paraplegjik, tetraplegjik). • Vërtetim për të ardhurat që ka çdo anëtar i familjes. Për familjet që përfitojnë subvencionim, kalohet në fazën e dytë, në të cilën kërkohen këto dokumente : 1.Kontratë qeraje e noterizuar (cilësohet vlera e qirasë mujore dhe sipërfaqja e banesës me qira me m2). 2.Numër i llogarisë bankare të qiradhënësit. |
Kush e përfiton | Individët dhe famijet në nevojë për të përfituar nga programet e strehimit social, në bazë të VKM, nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”, ndryshuar me VKM 466/2016. Përparësi në përfitimin e bonusit të strehimit janë: • Personat më statusin e jetimit • Personat me aftësi të kifizuar (pak) • Familjet e policëve të rënë në detyrë • Familjet e komunitetit Rom • Emigrantët e rikthyer dhe punëtori emigrant • Punonjësit e Policisë së Shtetit |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Njësia vendore ku kanë vendbanimin (Bashkia), Drejtoria e Përkrahjes Sociale / Sektori i Strehimit Social |
Procesi i vlerësimit të rastit | Mbledhja e informacionit dhe dokumentacionit bazuar në kuadrin ligjor për strehimin social, vlerësimi i dosjes (rastit) sipas dy kategorive: (1) kredi e bute, (2) subvencionim qeraje. Në rastet, kur familja jeton jashtë standarteve të jetesës, bëhet vizitë në familje me qëllim marrjen e vendimit për rikonstruksionin e banesës. |
Baza Ligjore | • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 100). • Ligj nr.9232/2004 “Për programet sociale, i ndryshuar. • Ligj nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. • VKM nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit” (Ndryshuar me VKM nr.466, datë 22.06.2016; VKM Nr. 232, datë 21.3.2017) • VKM nr. 405, datë 1.6.2016 “Për miratimin e Strategjisë së Strehimit Social, 2016–2025”. |