MBROJTJA NDAJ
DHUNËS NË FAMILJE
DHUNËS NË FAMILJE
Titulli i shërbimit | Identifikimi dhe ndjekja e një rasti dhune. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Identifikimi i rasteve të dhunës (çfarëdo forme përfshirë dhunën në familje), zvogëlimi i dhunës, ofrimi i ndihmës për ti larguar personat e dhunuar nga ambjenti i dhunshëm, përmirësimi i pozitës social – ekonomike të grave dhe vajzave në komunitet, si dhe rritja e barazisë gjinore. |
Përfituesi | Viktima të dhunës, në bazë të Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006 (neni 8) “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Njësia vendore ku kanë vendbanimin (Bashkia), Drejtoria e Kujdesit Social/Sektori për mbrojtjen sociale (koordinatori i dhunës në familje), në bashkërendim me Policinë e Shtetit. |
Si qytetari drejtohet (viktimë e dhunës) | Personi (viktime e dhunës) duhet të drejtohet në Bashki / Sektori i Mbrojtjes Sociale / koordinatori i dhunës ne familje, ose ne komisariatin e policisë së shtetit. |
Veprimi i Sektorit të Mbrojtjes Sociale | Koordinatori i dhunës në familje paraqitet pranë komisariatit për të bashkëpunuar me punonjësin e policisë dhe për të kontaktuar viktimën e dhunuar. Në varësi të rastit, pas dhënies së deklaratës dhe plotësimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, dhe nëse viktima ka shenja të dukshme në trup atëherë dërgohet tek eksperti mjeko-ligjor për ekspertizë. Nëse ka nevojë për strehim emergjent, plotësohet Urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes (UMM), dhe brenda 24 orëve, së bashku me raportin social, hartohet vendimi për strehim (kryhet dërgimi në një strehëz emergjente). Nëse i dhunuari ka probleme strehimi atëherë së bashku me specialistin e strehimit plotesohet dokumentacioni për dërgimin në këshillin bashkiak për subvencionimin e qerasë për periudhën që merr urdhërin e mbrojtjes. Gjithashtu nëse viktima shprehet se ka nevojë për asistencë për zgjidhjen e martesës me dhunuesin atëherë adresohet pranë zyrës së shërbimit ligjor falas për tu asistuar. Qytetari asistohet për plotesimin e dosjes dhe dokumentacionit rreth rastit dhe viktimës së dhunës. |
Dokumente të nevojshëm | Kartë identiteti |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Vërtetim banimi |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 9669/2006 “Për masa ndaj dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, ndryshuar me ligjin 10 329/2010, • Ligj nr. 9198/2004 “Për barazinë gjinore”, i ndryshuar, • Ligj nr.10 221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, • Ligj nr. 9887/2008 “Mbrojtja e të dhënave personale, • Konventa për të Drejtat e Fëmijëve • Ligj nr.10 347/2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”, • Udhëzim nr.10/2015 “Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe proçedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”, • Udhëzim nr. 14/2016 “Për ofrimin e Shërbimit të Emergjencës në institucionet e përkujdesit shoqëror të financuar nga fondet e buxhetit të shtetit që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë”. |