Përfitim pagese si invalid pune

PËRFITIMI I PAGESËS
SË PAAFTËSISË PËR INVALIDËT E PUNËS

 

Titulli i shërbimit Përfitimi i pagesës së paaftësisë për invalidët e punës
Përshkrim i shërbimit Dhënia e pagesës së paftësise për invalidët e punës
Invalidët e punës quhen personat të cilët janë aksidentuar në punë, janë të sëmurë nga sëmundje profesionale ose sëmundje të ndryshme dhe përfitojnë pension invaliditeti nga sistemi i sigurimeve shoqërore.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Flete drejtim per paftësinë (kemp)
• Flete dalje nga spitali
• Certifikate familjare
• Fotokopje e kartes se identitetit
• Certifikate personale (0-16 vjec)
• Ekzaminimet perkatese
Përfituesi Kryefamiljari ose në pamundësi të tij, çdo person madhor i familjes.
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Në bazë të Ligjit 9355 datë 10.03.2005 neni 7 “Për ndihmën dhe sherbimet shoqërore, dhe VKM nr. 813/2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 (i ndryshuar) për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit për personat me aftësi te kufizuar (pak)”, përfitojnë pagesë paaftësie personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

Personat që marrin një pension invaliditeti në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, të ndryshuar, si dhe invalidët, të cilët kategorizohen sipas vendimit nr.381, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, nga fondi i pagesës së personave me aftësi të kufizuar.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Njësia vendore ku kanë vendbanimin / sektori i përkrahjes sociale.
Afati i aplikimit Nuk ka
Aplikimi Qytetari paraqitet prane specialistit të sektorit të përkrahjes sociale, për tu informuar në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzoje në baze të VKM nr. 813/2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit për paaftësinë për invalidët e punës.
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, i ndryshuar
• Ligj nr 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar
• Ligj Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
• Ligj nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
• Ligji 8626 date 22.06.2000 “ Per Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjit” të ndryshuar
• Ligj nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, i ndryshuar,
• Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
• VKM 813/29.12.2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për personat me aftësi të kufizuar”.
• VKM nr. 483, datë 29.6.2016 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, 2016–2020”
• VKM nr. 31, datë 20.1.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar;
• VKM nr. 404, datë 20.06.2012 “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse”
• VKM nr. 869, datë 18.06.2008 “Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994 “Statusi i invalidit të punës”, të ndryshuar
• VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”
• VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”
• VKM nr. 8, datë 14.1.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj”
• Udhëzim nr. 1, datë 2.2.2015 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga heqja e fashës deri në 300 kwh për faturimin e çmimit të energjisë elektrike”
• Udhëzim nr. 366, datë 21.09.2017 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 618, dt.7.09.2006 të Keshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”.
• Udhëzim nr. 3, datë 10.3.2014 “Për planifikimin e fondeve të pagesave për aftësinë e kufizuar”, i ndryshuar
• Udhëzimi nr. 9, datë 25.02.2015 të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Mbi zbatimin e vendimit nr. 404, datë 20.06.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse”
• Udhëzimi nr. 365, datë 21.09.2017 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mbi zbatimin e vendimit nr. 31, datë 20.1.2001 të Këshillit të Ministrave “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar.