PËRFITIM PAGESE
PAAFTËSIE PËR TË VERBËR
PAAFTËSIE PËR TË VERBËR
Titulli i shërbimit | Përfitimi i pagesës së paaftësisë – kategoria të verbër |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Dhënia e pagesës së paftësisë për personat me aftësi të kufizuar – kategoria të verbër. |
Si aplikohet | Qytetari paraqitet prane specialistit të Zyres për PAK, për tu informuar ne lidhje me dokumentacionin e nevojshem që duhet të dorëzoje në baze të VKM nr. 813/2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për PAK”, Ligjit nr.121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. |
Vleresimi i kerkeses dhe dokumentacionit | Mbas aplikimit nga qytetari, administratori social bën komisionimin dhe rikomisionimi e tyre; dosja dërgohet me shkrese përcjellese nga titullari i Bashkise në KMPV Tiranë. |
Përfituesi | Perfitojne pagese verbërie të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm të shikimit, të lindur ose të fituar të cilët sipas kritereve mjekesore jane te paaftë per pune dhe sipas përcaktimeve të ligjit nr.8098 date 28.03.1996 “Për Statusin e të Verbërit”, si dhe VKM nr.277 date 18.6.1997 “Per perfitimet nga statusi i te verberit”. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Njësia vendore ku kanë vendbanimin (Bashkia/Njësia Administrative) / sektori për kujdesin social. |
Afati i aplikimit | Nuk ka |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | • Fletë drejtimi për kemp • Çertifikate familjare • Fotokopje e kartës së identitetit • Ekzaminimet • Çertifikate personale (0-16 vjec) • Ekzaminimet përkatëse • 2 fotografi • Kërkesë me shkrim |
Ku dhe si ankimohet vendimi | Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për apelim në gjykatë. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligji 9355/2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar me ligjin nr. 9602/2006, me ligjin nr. 10 252/2010, ligjin nr. 10399/2011, me ligjin nr.25/2013, ligjin nr. 47/2014, ligjin 44/2016 • Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” • Ligj nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar • Ligji nr. 8098 datë 28.03.1996 “Për Statusin e të Verbërit”. • Ligj Nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. • Udhëzim nr. 366, datë 21.09.2017 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 618, dt.7.09.2006 të Keshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”. • VKM nr. 404, datë 20.06.2012 “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse”. • VKM 813, dt 29.12.2017 “ Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për PAK”. • VKM nr.277, datë 18.6.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbërit”. • Udhëzim nr. 366, datë 21.09.2017 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 618, dt.7.09.2006 të Keshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”. • Udhëzim nr. 3, datë 10.3.2014 “Për planifikimin e fondeve të pagesave për aftësinë e kufizuar”, i ndryshuar. • Udhëzimi nr. 9, datë 25.02.2015 të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Mbi zbatimin e vendimit nr. 404, datë 20.06.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse”. |