PËRFITIMI I PAGESËS SE PAAFTËSISË
KATEGORIA PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
KATEGORIA PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Titulli i shërbimit | Përfitimi i pagesës së paaftësisë – kategoria paraplegjik dhe tetraplegjik |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Dhënia e pagesës së paftësisë për personat me aftësi të kufizuar – kategoria paraplegjik dhe tetraplegjik. |
Si aplikohet | Qytetari paraqitet pranë specialistit të Zyres për PAK, për tu informuar ne lidhje me dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzoje në bazë të VKM nr. 813/2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për PAK”, Ligjit nr.121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. |
Vleresimi i kerkeses dhe dokumentacionit | Mbas aplikimit nga qytetari, administratori social dërgon brenda 24 oreve me proces-verbal dokumentacionin pranë mjekut të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për komisionim; Individit i fillon pagesa 1 muaj mbas datës së komisionimit. Kjo procedurë ndiqet edhe për rikomisionimin e dosjeve ekzistuese. Personat me aftësi të kufizuar (kategoria paraplegjik dhe tetraplegjik) të cilët ndjekin arsimin e mesëm apo kurse të formimit profesional, përfitojnë një pagesë 200%; Personat me aftesi te kufizuar qe ndjekin arsimin e larte perfitojne nje pagese 300%, si dhe përfitojnë marrjen e ilaçeve me rimbursim |
Përfituesi | Në bazë të Ligjit 9355 datë 10.03.2005, neni 7, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, dhe Ligjit nr. 8626 datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, përfitojnë pagesë paaftësie të gjithë individët paraplegjik dhe tetraplegjikë, pavaresisht nga mosha, koha, vendndodhja e aksidentit dhe çasti i sigurimit. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Njësia vendore ku kanë vendbanimin / sektori për kujdesin social. |
Afati i aplikimit | Nuk ka. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Flete drejtimi për kemp • Çertifikatë familjare • Fotokopje e kartës së identitetit • Ekzaminimet përkatëse |
Ku dhe si ankimohet vendimi | Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, ka të drejtë për apelim në gjykatë. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj 9355/2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar me ligjin nr. 9602/2006, me ligjin nr. 10 252/2010, ligjin nr. 10399/2011, ligjin nr.25/2013, ligjin nr. 47/2014, ligjin 44/2016. • Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë • Ligj nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar • Ligj nr. 8626 date 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”. • Ligj Nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. • VKM nr. 31, datë 20.1.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar; • VKM nr. 404, datë 20.06.2012 “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse” • VKM 813/29.12.2017 “ Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për personat me aftësi të kufizuar (pak)”. • Udhëzim nr. 366, datë 21.09.2017 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 618, dt.7.09.2006 të Keshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”. • Udhëzim nr. 3, datë 10.3.2014 “Për planifikimin e fondeve të pagesave për aftësinë e kufizuar”, i ndryshuar • Udhëzimi nr. 9, datë 25.02.2015 të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Mbi zbatimin e vendimit nr. 404, datë 20.06.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse” • Udhëzimi nr. 365, datë 21.09.2017 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mbi zbatimin e vendimit nr. 31, datë 20.1.2001 të Këshillit të Ministrave “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar. |