KËRKESË PËR BONUSIN E QERASË PËR DËMTIMET NGA TËRMETI
Titulli i shërbimit | Kërkesë për pagesën e plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare, për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga të cilat kërkohet evakiuimi. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson përfitimin e pagesës së plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë. Afati i kësaj pagese fillon nga muaji dhjetor 2019. Ky shërbim ndërpritet në rast se këto familje sistemohen përfundimisht në një banesë, përpara afatit 1 vjecar. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
|
Dokumente të nevojshëm për aplikim |
|
Përfituesi | Këtë shërbim e përfitojnë të gjitha familjet, banesat e të cilëve ndodhen në territorin e Bashkisë Lezhë dhe i janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? |
|
Afati i aplikimit | Aplikimet fillojnë nga dt. 6 dhjetor 2019. Dokumentacioni dorëzohet në Z1N në Bashkinë Lezhe. Z1N brenda një dite pune, përcjell aplikimin pranë Drejtorisë së Shërbimit dhe Kujdesit Social, e cila në bashkëpunim me strukturat e tjera përgatisin menjëherë projektvendimin për miratim nga këshilli bashkiak. Afati i pagesës së qirasë mujore fillon nga muaji dhjetor 2019. |
Tarifa | Nuk ka tarifë për shërbimin . |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Vendim i Këshillit Bashkiak për miratimin e qirasë. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligji nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar • Ligji nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile” • VKM Nr.750, dt.27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”. • Vendimi nr. 751, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim të VKM-së Nr.750, dt.27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë” • Vendimi nr. 7, datë 28.01.2019, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e buxhetit 2019 dhe programit buxhetor afatmesëm 2019-2021” • Vendim nr.111, datë 06.12.2019 “Për miratimin e pagesës së plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019” |