KËRKESË PËR BONUSIN E QERASË PËR DËMTIMET NGA TËRMETI
Titulli i shërbimit | Kërkesë për pagesën e plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare, për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga të cilat kërkohet evakiuimi. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson përfitimin e pagesës së plotë të qirasë për një periudhë një vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë. Afati i kësaj pagese fillon nga muaji dhjetor 2019. Ky shërbim ndërpritet në rast se këto familje sistemohen përfundimisht në një banesë, përpara afatit 1 vjecar. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100 % të vlerës së qirasë:
|
Si aplikohet |
|
Përfituesi | Këtë shërbim e përfitojnë të gjitha familjet, banesat e të cilëve ndodhen në territorin e Bashkisë Tiranë dhe i janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? |
|
Afati i aplikimit | Aplikimet fillojnë nga dt. 5 dhjetor 2019. Njësia administrative menjëherë brenda një dite pune, përcjell aplikimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale, e cila në bashkëpunim me strukturat e tjera përgatisin menjëherë projektvendimin për miratim nga këshilli bashkiak. Afati i pagesës së qirasë mujore fillon nga muaji dhjetor 2019. |
Tarifa | Nuk ka tarifë për shërbimin . |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Vendim i Këshillit Bashkiak për miratimin e qirasë. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligji nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar. • Ligji nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”. • Vendimi nr. 750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, i ndryshuar. • Vendimi nr. 159, datë 21.12.2018, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2019-2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2019”, i ndryshuar. |