Përfitim ndihme ekonomike

OFRIMI I SHËRBIMIT PËR
PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE

 

Titulli i shërbimit Ofrimi i shërbimit për përfitimin e ndihmës ekonomike
Përshkrim i shërbimit Dhënia e ndihmës ekonomike (mbështetjes financiare) për familje ose individë pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme.
Kur aplikohet për ndihmën ekonomike Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë administrative për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertificate lindje) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.
Si aplikohet Administratori, në prani të kryefamiljarit bashkëshortes, apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike që përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.
Përfituesi • Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
• Jetimët të cilët nuk janë në institucione;
• Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
• Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
• Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
• Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë.
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Njësia vendore ku kanë vendbanimin / sektori social (administratori social).
Afati i aplikimit Nga data 1 deri 10 e çdo muaji. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.
Ku dhe si ankimohet vendimi Familjet, të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme, kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë.
Ankimimi bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, personi ka të drejtë të ankimojë tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë. Për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror, Këshilli Bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të tjera të buxhetit vendor.
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 9355, datë 21.04.2016, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar,
• Ligj nr. 139/2015, dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
• VKM nr. 955, date 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike”,
• Vendim Nr. 956, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe detajeve të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e Ndihmës Ekonomike”
• Udhëzimi nr .9, datë 23.06.2014 , për zbatimin e VKM nr. 904/2012.
• Udhëzim Nr. 3, datë 17.02.2017 mbi zbatimin e Vendimit Nr.955 datë 07.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për Përcaktimin e kritereve,të procedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të Ndihmës Ekonomike”
• Udhëzim Nr. 4, datë 17.02.2017 “Për Përllogaritjen e Përfitimit të Ndihmës Ekonomike”
• Udhëzim Nr.8,datë 08.05.2017 ,Për disa ndryshime dhe shtesa në Udhëzimin Nr.3,datë 17.02.2017 “Mbi zbatimin e Vendimit Nr.955 datë 07.12.2016 të Këshillit të Minstrave “Për përcaktimin e Kritereve, të Procedurave, Dokumentacionit dhe masës së përfitimit të Ndihmës Ekonomike”.