PËRFITIM I
PAGESËS SË PAAFTËSISË
PAGESËS SË PAAFTËSISË
Titulli i shërbimit | Përfitimi i pagesës së paaftësisë për personat me aftësi të kufizuar (pak) |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Dhënia e pagesës së paftësisë për personat me aftësi të kufizuar (PAK): Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikike/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar. Vlerësimi i gjendjes mjekësore të personave me aftësi të kufizuara, të përcaktuar me sipër, bëhet nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP-i), i cili është i ngritur dhe funksionon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku merr pjesë, si anëtar me te drejtë vote, edhe mjeku, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror. Kriteret mjekësore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i shëndetësisë dhe përkrahjes sociale. |
Si aplikohet | Qytetari paraqitet pranë specialistit të Zyrës për PAK, për tu informuar në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzoje, në baze të VKM nr. 813/2017 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 pvr përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së përfitimit për PAK”. |
Vleresimi i kerkeses dhe dokumentacionit | Mbas aplikimit nga qytetari, administratori social dërgon brenda 24 oreve me proces-verbal dokumentacionin pranë mjekut të Drejtorise Rajonale të Shërbimit Social Shteteror për komisionim; Individit i fillon pagesa një (1) muaj mbas datës së komisionimit. Kjo procedurë ndiqet edhe për rikomisionimin e dosjeve ekzistuese. Pagesa e paaftësisë është 10 330 lekë (e ndryshueshme me VKM). Të njëjtën pagesë ka edhe kujdestari; personat me aftësi të kufizuar që ndjekin arsimin e mesëm, me ose pa shkëputje nga puna, apo kurse kualifikimi, përfitojnë 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë në muaj; ata që ndjekin arsimin e lartë apo studimet pasuniversitare me ose pa shkëputje nga puna, si dhe kanë mbrojtur gradë shkencore, përfitojnë 21 000 në muaj) . |
Përfituesi | Në bazë të Ligjit 9355 datë 10.03.2005 neni 7 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, i ndryshuar përfitojnë pagesë paaftësie: • Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësorë të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Njësia vendore ku kanë vendbanimin / sektori i përkrahjes sociale. |
Afati i aplikimit | Nuk ka |
Ku dhe si ankimohet vendimi | Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për apelim në gjykatë. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, • Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” • Ligj nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar • Ligj Nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligji nr. 8626 date 22.06.2000 “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjit” të ndryshuar • Ligji nr. 8098 datë 23.03.1996 “ Per statusin e te verbrit” • VKM nr. 483, datë 29.6.2016 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, 2016–2020” • VKM nr. 31, datë 20.1.2001 “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar; • VKM nr. 404, datë 20.06.2012 “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse” • VKM 813, dt 29.12.2017 “ Për disa ndryshime në vendimin nr. 618/2006 per përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe masës së perfitimit për PAK”. • VKM nr. 8, datë 14.1.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj” •Udhëzim nr. 1, datë 2.2.2015 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 8, datë 14.1.2015 të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga heqja e fashës deri në 300 kwh për faturimin e çmimit të energjisë elektrike” • Udhëzim nr. 366, datë 21.09.2017 “Mbi zbatimin e vendimit nr. 618, dt.7.09.2006 të Keshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”. • Udhëzim nr. 3, datë 10.3.2014 “Për planifikimin e fondeve të pagesave për aftësinë e kufizuar”, i ndryshuar • Udhëzimi nr. 9, datë 25.02.2015 të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë “Mbi zbatimin e vendimit nr. 404, datë 20.06.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e masës së kritereve dhe procedurave të përfitimit të kompensimit financiar, nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse” • Udhëzimi nr. 365, datë 21.09.2017 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mbi zbatimin e vendimit nr. 31, datë 20.1.2001 të Këshillit të Ministrave “Për përfitimet nga statusi i invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik” të ndryshuar |