Regjistrim si banor

RREGJISTRIM SI BANOR I
BASHKISË/NJËSISË ADMINISTRATIVE KU BANON
Titulli i shërbimit Regjistrim si banor i Bashkisë/Njësisë Administrative ku banon
Përshkrim i shërbimit Ky shërbim mundëson rregjistrimin e qytetarit në bashkinë/njësinë administrative ku jeton apo shpërngulet. Shtetasit kanë detyrimin të deklarojnë si vendbanim të tyre banesën ku jetojnë zakonisht për më shumë se tre muaj pa ndërprerje ose më shumë se gjashtë muaj në një vit kalendarik.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Kërkesë me shkrim
• Çertifikatë familjare
• Fotokopje ID e personave madhorë të familjes
• Vërtetim nga Rajoni ku banon
• Vërtetim pronësie ose kontratë qiraje e noterizuar/përdorimi/huadhënie ose dokument nga ALUIZNI që je në proces legalizimi
Kush mund të bëjë rregjistrimin e vendbanimit Kryefamiljari ose në pamundësi të tij, çdo person madhor i familjes.
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Zyra e gjendjes civile në Bashkinë/Njësinë Administrative nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet godina e vendbanimit.
Afati i aplikimit Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim. I njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e banesave që nuk kanë statusin e vendbanimit. Nëse qytetari nuk e deklaron vendbanimi real, por edhe nëse e ndryshon atë, do të gjobitet.
Tarifa Nuk ka tarifë
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Vërtetim banimi
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
• Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”;
• Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.