KËRKESË PËR PËRFITIM
SHPËRBLIMI PËR LINDJE
SHPËRBLIMI PËR LINDJE
| Titulli i shërbimit | Kërkesë për përfitim shpërblimi për lindjet |
|---|---|
| Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson dhënien e shpërblimit për shtetasit që kanë lindur fëmijë dhe bëjnë rregjistrimin brenda afatit të caktuar ligjor. Ky shpërblim përfitohet kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda 60 ditëve, për lindjen brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit dhe nëna përfiton shpërblim në masën 5 000 (pesë mijë) lekë. |
| Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Karta e identitetit; • Çertifikatë lindje e fëmijës. *Kjo certifikatë mban shënimin e vendosur nga nënpunësi i gjëndjes civile ‘Për efekt shpërblimi nga rregjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor’. |
| Përfituesi | Qytetarët. |
| Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Drejtoria e Financës të gjëndjes civile |
| Afati i aplikimit | Brenda ditës |
| Tarifa | Nuk ka tarifë |
| Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokument pagesë |
| Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
| Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” • Ligji nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile” • Udhëzim i Ministrit të Brendshëm nr. 116, datë 12.4.2010 “Për procedurat e përftimit të shpërblimit nga regjistrimi i fëmijëve sipas ligjit nr.10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile” |

