Leje varrimi

DHËNIA E
LEJES PËR VARRIM
Titulli i shërbimit Dhënia e lejes për varrim
Përshkrim i shërbimit Kjo procedurë kryhet në rastet kur qytetarët kërkojnë leje varrimi për të afërmit e tyre.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Dokument Identifikimi;
• Kërkesa e paraqitur në sportel;•Fotokopje ID e personave madhorë të familjes
• Certifikata e vdekjes.
Përfituesi Qytetarët.
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit Zyra e gjendjes civile
*Në fshatra, në juridiksionin e komunave, që nuk kanë zyrë të gjëndjes civile, lejen për varrimin e jep kryeplaku i fshatit. Në këtë rast, kryeplaku, pasi ka administruar dokumentet, që vërtetojnë vdekjen, është i detyruar që, brenda pesë ditëve, të njoftojë zyrën e gjendjes civile, ku janë të dhënat e shtetasit, për regjistrimin e aktit të vdekjes
Afati Brenda ditës me deklarimin e vdekjes
*Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjesëtar madhor i familjes ose nga personat më të afërt të familjes dhe, në mungesë të tyre ose për personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaçëm i bashkisë/komunës, në zyrën e gjendjes civile, ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin ose ku është gjetur kufoma.
Tarifa Nuk ka tarifë
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Leja për varrim
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 139/2015 dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
• Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
• Ligj nr. 10 129, dt. 11.5.2009 “Për gjendjen civile” i ndryshuar me ligjin nr.6/2012, dt. 2.2.2012; nr.130/2013, dt. 25.4.2013
• Ligj nr. 9220, dt. 15.4.2004 “Për shërbimin publik të varrimit”
• Ligj nr. 80/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9220, datë 15.4.2004 “Për shërbimin publik të varrimit”