PËR RËNIE ZJARRI PRANË BANESËS
Titulli i shërbimit | Kërkesë për vërtetim për rënie zjarri pranë banesës së tij. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Shërbimi ofrohet sipas kërkesës së qytetarit për t’u pajisur me vërtetim që pranë godinës së tij ka rënë zjarri.
Ofrimi i shërbimeve nga sektori i emergjencave civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore (Bashkitë) ka filluar që në vitin 2016 me transferimin e funksionit nga institucionet e qeverisë qëndrore. Misioni i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH) është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Bashkia ndihmon financiarisht të dëmtuarit, në rastet kur, si rezultat i fatkeqësisë natyrore ose fatkeqësive të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, qytetari (familja) ka pësuar dëme në njerëz dhe dëme materiale. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Shërbimi ofrohet sipas kërkesës së qytetarit për t’u pajisur me vërtetim që pranë godinës së tij ka rënë zjarri. Vërtetimi i bashkëngjitet dosjes së qytetarit kur aplikon për shërbimin “Kërkesë për përfitim ndihme financiare në rast djegie banese“. |
Procedura administrative | Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (drejtoria / sektor i ofrimit të shërbimit për emergjencat civile), merr në shqyrtim kërkesën e aplikuesit se bashku me dokumentacionin e plotë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
Sektori i sherbimit për emergjencave civile kryen verifikimet në terren dhe pergatit vërtetimin brenda 2 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit. |
Procesi administrativ | ![]() |
Ku dhe si ankimohet vendimi | Personat fizikë e juridikë detyrohen të: Vendimi mund te ankimohet tek Kryetari ose Këshilli Bashkiak. |
Dokumente të nevojshëm | • Çertifikatë familjare • Fotokopje e dokumentit të identifikimit • Kur ka raste të humbjes së jetës, kërkohet dhe certifikata e vdekjes së pjesëtarit të familjes, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko-ligjor, sipas rastit. • Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. bëhet: (i) në rastet e shkatërrimit në total të tyre, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin përkatës; (ii) në rastet e tjera, me çmimet në fuqi, sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave për qytetin përkatës. • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në objekte sociale e publike. • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në kultura bujqësore, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, në gjënë e gjallë dhe në bazën ushqimore. • Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit bëhet mbi bazën e çmimeve aktuale mesatare • Vlerësimi i dëmeve në makineri, mallra dhe pajisje, të dëmtuara në objektet e biznesit. |
Baza Ligjore | • Ligji Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar. • Ligj Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligj Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes dhe zjarri dhe shpëtimin”. • VKM Nr. 329, datë 16.5.2012 “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”. • Vendim Nr. 707, datë 12.10.2016 Për tarifën e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi, në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit të MZSH-së”. • Udhëzim i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 425, datë 24.7.2015 “Për pranimin, administrimin e dokumentacionit teknik dhe grafik të projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin dhe lëshimin e akteve teknike” • Urdhër nr. 424, datë 24.7.2015 “Për miratimin e rregullave teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në ndërtimet e destinuara për banim”. |