Kërkesë për përfitim ndihme financiare në rast djegie banese

KËRKESË PËR PËRFITIM
NDIHME FINANCIARE NË RAST DJEGIE

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për përfitim ndihme financiare në rast djegie banese.
Përshkrim i shërbimit Ofrimi i shërbimit nga bashkia për përfitim ndihme financiare në rast djegie të banesës.

Bashkia ndihmon financiarisht të dëmtuarit, në rastet kur, si rezultat i fatkeqësisë natyrore ose fatkeqësive të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, është djegur banesa.

Ofrimi i shërbimeve nga sektori i emergjencave civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore (Bashkitë) ka filluar që në vitin 2016 me transferimin e funksionit nga institucionet e qeverisë qëndrore në bashkitë.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (drejtoria / sektor i ofrimit të shërbimit për emergjencat civile).

Shërbimet shqyrtohen nga sektori i emergjencave civile pasi kërkuesi i shërbimit ka dorëzuar dokumentacionin e plotë në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Sektori i emergjencave civile kryen verifikimet në terren dhe jep opinionin për miratimin ose refuzimin e kërkesës. Vendimi mbi kërkesën e qytetarit shqyrtohet dhe miratohet ose jo në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Procedura administrative Familjet që kanë pësuar dëme, shkaktuar nga rënia e zjarrit, paraqesin kërkesën e tyre për ndihmë financiare pranë organit të qeverisjes vendore përkatëse. Drejtuesi i organit të qeverisjes vendore verifikon vërtetësinë e fakteve të paraqitura në kërkesë, nëpërmjet komisionit të ngritur me urdhër të tij, i cili mban dhe procesverbalin e konstatimit të gjendjes për dëmet e shkaktuara.

Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e hartimit të procesverbalit është 5 (pesë) ditë. Sipas rastit, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë, këshilli bashkiak krijon komisionin e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, i cili pas vlerësimit të dëmeve përcakton masën e dëmshpërblimit për familjen e dëmtuar.

Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit, bëhet në përputhje me bazën ligjore. Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e vlerësimit të dëmeve mund të jetë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.

Përfitimi i ndihmës financiare ofrohet vetëm një herë nga bashkia.

Procesi administrativ
Ku dhe si ankimohet vendimi
Dokumente të nevojshëm • Çertifikatë familjare
• Fotokopje e dokumentit të identifikimit
• Kur ka raste të humbjes së jetës, kërkohet dhe certifikata e vdekjes së pjesëtarit të familjes, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko-ligjor, sipas rastit.
• Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. bëhet: (i) në rastet e shkatërrimit në total të tyre, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin përkatës; (ii) në rastet e tjera, me çmimet në fuqi, sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave për qytetin përkatës.
• Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në objekte sociale e publike.
• Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit bëhet mbi bazën e çmimeve aktuale mesatare
Baza Ligjore • Ligji Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar.
• Ligj Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligj Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes dhe zjarri dhe shpëtimin”.
• VKM Nr. 329, datë 16.5.2012 “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.
• Vendim Nr. 707, datë 12.10.2016 Për tarifën e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi, në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit të MZSH-së”.
• Vendim nr. 206, date 26.3.1998 “Per kriteret per pjesemarrjen e shtetit ne perballimin e demeve ne rast fatkeqesish”.