EKONOMIKE NË RAST FATKEQËSISH NATYRORE
Titulli i shërbimit | Kërkesë për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ofrimi i shërbimit nga bashkia për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore.
Bashkia ndihmon financiarisht të dëmtuarit, në rastet kur, si rezultat i fatkeqësisë natyrore ose fatkeqësive të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, kanë pësuar dëme në njerëz dhe dëme materiale, në kushtet kur për përballimin e situatës: a) është shpallur gjendja e emergjencave civile; b) nuk është shpallur gjendja e emergjencave civile. Ofrimi i shërbimeve nga sektori i emergjencave civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore (Bashkitë) ka filluar që në vitin 2016 me transferimin e funksionit nga institucionet e qeverisë qëndrore në bashkitë. |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (drejtoria / sektor i ofrimit të shërbimit për emergjencat civile).
Shërbimet shqyrtohen nga sektori i emergjencave civile pasi kërkuesi i shërbimit ka dorëzuar dokumentacionin e plotë në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Sektori i emergjencave civile kryen verifikimet në terren dhe më pas merr vendimin për miratimin e kërkesës për përfitim ndihme ekonomike. |
Procedura administrative | Kërkesa e aplikuesit për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore, miratohet mbas verifikimit ne terren. Grupi i konstatimit, ngrihet me urdhër të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore të dëmtuar. Ngritja e grupeve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen edhe formularët përkatës. Përbërja e grupeve të vlerësimit të dëmeve përcaktohet nga natyra e fatkeqësisë, nevoja për vlerësim dhe karakteri i dëmeve: a) Grupet e vlerësimit të dëmeve bëjnë vlerësimin në secilin objekt dhe plotësojnë formularët përkatës me sasitë dhe efektet financiare b) Këshilli i qarkut, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, përgatit listat përmbledhëse për subjektet private të pronave të dëmtuara, preventivat që miratohen nga ministritë e linjës për sektorët që ato mbulojnë, si dhe plotëson dokumentacionin me certifikatën familjare, fotokopjen e dokumentit të identifikimit dhe i paraqet ato në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC), në Ministrinë e Brendshme. c) Kur ka raste të humbjes së jetës, kërkohet dhe certifikata e vdekjes së pjesëtarit të familjes, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko-ligjor, sipas rastit. ç) Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në objekte sociale e publike • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në kultura bujqësore, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, në gjënë e gjallë dhe në bazën ushqimore • Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit bëhet mbi bazën e çmimeve aktuale mesatare • Vlerësimi i dëmeve në makineri, mallra dhe pajisje, të dëmtuara në objektet e biznesit |
Procesi administrativ | ![]() |
Masa e ndihmës | Në rastet e dëmtimit të banesave private, masa e ndihmës bazohet në preventivin e bërë nga grupet e vlerësimit, llogaritur me çmimet në fuqi, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave dhe në mundësitë financiare të organeve të qeverisjes vendore, Ministrisë së Brendshme ose fondit rezervë të buxhetit të shtetit apo dhe të burimeve të tjera. Masa e ndihmës financiare për dëmtime masive për banesa private të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore ose të llojeve të tjera të banesave, jepet nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe njësive të qeverisjes vendore, sipas normave të strehimit në fuqi.Masa e ndihmës financiare për dëmtime individuale ose në grupe të vogla të banesave jepet nga Ministria e Brendshme ose njësitë e qeverisjes vendore, nëpërmjet fondit të miratuar në buxhetin e vitit në programin “Emergjencat civile |
Dokumente të nevojshëm | • Çertifikatë familjare • Fotokopje e dokumentit të identifikimit • Kur ka raste të humbjes së jetës, kërkohet dhe certifikata e vdekjes së pjesëtarit të familjes, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko-ligjor, sipas rastit. • Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. bëhet: (i) në rastet e shkatërrimit në total të tyre, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin përkatës; (ii) në rastet e tjera, me çmimet në fuqi, sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave për qytetin përkatës. • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në objekte sociale e publike. • Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në kultura bujqësore, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, në gjënë e gjallë dhe në bazën ushqimore. • Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit bëhet mbi bazën e çmimeve aktuale mesatare • Vlerësimi i dëmeve në makineri, mallra dhe pajisje, të dëmtuara në objektet e biznesit. |
Baza Ligjore | • Ligji Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar. • Ligj Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligj Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes dhe zjarri dhe shpëtimin”. • VKM Nr. 329, datë 16.5.2012 “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”. • Vendim Nr. 707, datë 12.10.2016 Për tarifën e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi, në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit të MZSH-së”. • Vendim nr. 206, date 26.3.1998 “Per kriteret per pjesemarrjen e shtetit ne perballimin e demeve ne rast fatkeqesish”. |