Ekspertizë për zjarret e rëna

KËRKESË PËR KRYERJEN
E EKSPERTIZËS PËR ZJARRET E RËNA

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për kryerjen e ekspertizës për zjarret e rëna
Përshkrim i shërbimit Kryerja e verifikimeve (ekspertizës) në terren mbas dorëzimit nga qytetari ose subjekti juridik të aplikimit të tij dhe dokumentacionit të plotë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Ofrimi i shërbimeve nga sektori i emergjencave civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore (Bashkitë) ka filluar që në vitin 2016 me transferimin e funksionit nga institucionet e qeverisë qëndrore në bashkitë.

Misioni i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH) është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (drejtoria / sektor i ofrimit të shërbimit për emergjencat civile).

Shërbimet shqyrtohen nga sektori i emergjencave civile pasi kërkuesi i shërbimit ka dorëzuar dokumentacionin e plotë në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Sektori i emergjencave civile kryen verifikimet në terren dhe më pas vendimi për miratimin e kërkesave merren në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Procedura administrative Kërkesa e aplikuesit për përfitim ndihme ekonomike në rast fatkeqësish natyrore, miratohet mbas verifikimit ne terren. Zyra përgjegjëse e shërbimit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, do të marrë një vendim për aplikimin brenda 30 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit.

Personat fizikë dhe juridikë, që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.152/2015 për MZSH e të akteve nënligjore në zbatim të tij, kur veprimet apo mosveprimet e tyre përkatëse nuk përbëjnë vepër penale, janë përgjegjës për kundërvajtje administrative.

Përfitimi i ndihmës ekonomike ofrohet vetëm një herë nga bashkia.

Procesi administrativ
Ku dhe si ankimohet vendimi Në rast marrje mase administrative (me gjobë),
(i) Kundër vendimit të inspektorit të shërbimit të MZSH-së në nivel vendor bëhet ankim, sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative dhe legjislacionit për inspektimin, te kryetari i bashkisë.
(ii) Kundër vendimit të inspektorit të shërbimit të MZSH-së në nivel qendror bëhet ankim, sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative dhe legjislacionit për inspektimin, te Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së.
(iii) Kundër vendimit të kryetarit të bashkisë apo Drejtorit të Përgjithshëm të MZSH-së mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumente të nevojshëm • Çertifikatë familjare
• Fotokopje e dokumentit të identifikimit
• Kur ka raste të humbjes së jetës, kërkohet dhe certifikata e vdekjes së pjesëtarit të familjes, shoqëruar me vërtetimin e komisionit mjeko-ligjor, sipas rastit.
• Vlerësimi financiar i dëmeve për strukturat e banimit, objektet e biznesit, strukturat me karakter bujqësor e blegtoral etj. bëhet: (i) në rastet e shkatërrimit në total të tyre, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin përkatës; (ii) në rastet e tjera, me çmimet në fuqi, sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar nga Këshilli i Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave për qytetin përkatës.
• Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në objekte sociale e publike.
• Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në kultura bujqësore, mjete mekanike, makineri dhe agregate bujqësore, në gjënë e gjallë dhe në bazën ushqimore.
• Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit bëhet mbi bazën e çmimeve aktuale mesatare
• Vlerësimi i dëmeve në makineri, mallra dhe pajisje, të dëmtuara në objektet e biznesit.
Baza Ligjore • Ligji Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar.
• Ligj Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligj Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes dhe zjarri dhe shpëtimin”.
• VKM Nr. 329, datë 16.5.2012 “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.
• Vendim Nr. 707, datë 12.10.2016 Për tarifën e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi, në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit të MZSH-së”.
• Udhëzim i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 425, datë 24.7.2015 “Për pranimin, administrimin e dokumentacionit teknik dhe grafik të projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin dhe lëshimin e akteve teknike”
• Urdhër nr. 424, datë 24.7.2015 “Për miratimin e rregullave teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në ndërtimet e destinuara për banim”.