Çertifikatë e mbrojtjes nga zjarri para se bashkia të marrë në përdorim objektin

KËRKESË PËR ÇERTIFIKATË TË MBROJTJES NGA ZJARRI
TË OBJEKTIT PARA SE BASHKIA TË MARRË NË PËRDORIM OBJEKTIN

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për çertifikatë të mbrojtjes nga zjarri të objektit para se bashkia të marrë në përdorim objektin.
Përshkrim i shërbimit Ofrimi i shërbimit mbi bazën e kërkesës së një personi juridik për tu pajisur me certificatë të mbrojtjes nga zjarri të mbrojtjes nga zjarri të objektit para se bashkia të marrë në përdorim objektin.

Misioni i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH) është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

“Çertifikatë e mbrojtjes nga zjarri” është akti administrativ, i lëshuar nga shërbimi i MZSH-së nëpërmjet të cilit provohet përmbushja e kërkesave të parashikuara në projektin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, sipas kategorizimit të objekteve.

“Inspektim për mbrojtjen nga zjarri” është kontrolli që kryhet nga strukturat e shërbimit të MZSH-së për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, për mbrojtjen nga zjarri.

“Masat parandaluese të rënies së zjarrit” është tërësia e masave të marra për zbatimin e normave dhe standardeve, që nga projektimi i objektit, ndërtimi, kompletimi, instruktimi, përdorimi dhe mirëmbajtja e masave dhe mjeteve të sinjalizimit dhe shuarjes së zjarri.

Projekti për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin është pjesë përbërëse e dokumentacionit që kërkohet për lëshimin e lejes së zhvillimit/ndërtimit.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Shërbimi ofrohet sipas kërkesës së personit juridik (subjektit) për tu pajisur me çertifikatë të mbrojtjes nga zjarri të objektit para se bashkia të marrë atë (objektin) në përdorim dhe nëse objekti përmbush normat dhe standartet që nga projektimi dhe zbatimi i tij.

Çertifikata e mbrojtjes nga zjarri të objektit, kërkohet nga sektori i urbanistikës për
dhënien e lejes së shfrytëzimit të objektit.

Procedura administrative Zyra përgjegjëse e shërbimit në bashki (sektor i urbanistikës) merr në shqyrtim kërkesën e aplikuesit (subjektit) se bashku me dokumentacionin e plotë në përputhje me standartet, normat dhe aktet ligjore në fuqi.

Zyra e shërbimit, mbas verifikimit në terren dhe shqyrtimit të dokumentacionit, merr vendimin për aplikimin për certikatë për mbrojtjen kundër zjarrit brenda 3 – 5 ditëve, nga data e paraqitjes së aplikimit.

Procesi administrativ
Detyrimet e personave fizikë e juridikë Personat fizikë e juridikë detyrohen të:
• zbatojnë dispozitat e parashikuara nga ligji 152/2015 dhe aktet e tjera nënligjore për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin;
• marrin masa për parandalimin e pakësimin e zjarreve, me anë të mjeteve, sistemeve, pajisjeve të diktim-sinjalizimit për shuarjen e zjarreve, gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre;
• kontrollojnë, të paktën një herë në vit, gjendjen e masave, mjeteve dhe pajisjeve për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin, në objektet dhe aktivitetet ku ushtrojnë veprimtarinë;
• planifikojnë fonde financiare për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin;
planifikojnë fonde financiare për ngritjen e grupeve zjarrfikëse dhe trajnimin periodik të tyre;
• pajisin strukturat e tyre me sisteme sinjalizimi, ndërlidhjeje, sisteme stacionare automatike, me hidrantë zjarrfikës për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin, etj.
• hartojnë rregullat e brendshme për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin
• shoqërojnë me certifikatë prodhimet e kimikateve e të lëndëve me burim rreziku të shtuar zjarri e shpërthimi, ku të përshkruhen karakteristikat fiziko-kimike, mënyrat e ruajtjes, transportimit e përdorimit të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për transportin tokësor dhe hekurudhor të mallrave të rrezikshme;
• pranojnë dhe krijojnë lehtësi inspektimit nga strukturat e ngarkuara të shërbimit shtetëror të MZSH-së për masat e mbrojtjes nga zjarri
• Personat juridikë e fizikë ngrenë, në objektet e tyre, qendra të monitorimit të sistemeve të diktim-sinjalizimit.
Dokumente të nevojshëm • Fotokopje e dokumentit të identifikimit i personit te autorizuar
• NIPT i personit juridik
• Projekti i objektit dhe masave kundër rënies së zjarrit
Baza Ligjore • Ligji Nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar.
• Ligj Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Ligj Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për shërbimin e mbrojtjes dhe zjarri dhe shpëtimin”.
• VKM Nr. 329, datë 16.5.2012 “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.
• Vendim Nr. 707, datë 12.10.2016 Për tarifën e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi, në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të shërbimit të MZSH-së”.
• Udhëzim i ministrit të Punëve të Brendshme nr. 425, datë 24.7.2015 “Për pranimin, administrimin e dokumentacionit teknik dhe grafik të projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin dhe lëshimin e akteve teknike”
• Urdhër nr. 424, datë 24.7.2015 “Për miratimin e rregullave teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin në ndërtimet e destinuara për banim”.