Vërtetim mbi përcaktimin e kategorisë së tokës bujqësore

VËRTETIM MBI PËRCAKTIMIN
E KATEGORISË SË TOKËS BUJQESORE
Titulli i shërbimit Vërtetim mbi përcaktimin e kategorisë së tokës bujqësore
Përshkrim i Shërbimit Ky vërtetim lëshohet me kërkesë të banorëve pranë njësive administrative dhe i referohet kategorisë së tokës që ka përfituar kërkuesi i shërbimit. Vërtetimi zakonisht lëshohet për përfitim ndihme ekonomike dhe për nevoja të tjera.
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? Drejtoria / sektori i shërbimit pranë Bashkisë.
Procedura administrative Në momentin që një person paraqitet pranë sektorit përgjegjës të shërbimit ose sportelit të shërbimit të integruar me një ndalesë, zyrtari publik i administratës lokale është përgjegjës për shqyrtimin e dokumentacionit. Vërtetimi plotësohet brenda 20 ditëve nga data e aplikimit.
Procesi administrativ
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Vërtetim mbi kategorinë e tokës bujqësore.
Baza Ligjore • Ligji Nr.7501, datë 19-07-1991 “Për tokën“.
• Ligji Nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi token bujqësore”, i ndryshuar
• Ligj nr. 8053 dt. 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore“, i ndryshuar
• Ligj nr. 8337 dt. 30-04-1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave“
• Ligji Nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”
• Ligj nr. 171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, i ndryshuar
• VKM Nr.224, datë 19-02-2009 “Për proçedurat e krijimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si pasojë e korrigjimeve, të kryera nga komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë“.
• VKM Nr.253 datë 06-03-2013 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish – kooperativave bujqësore“.
• VKM Nr.994 datë 09.12.2015 “Për proçeduren e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi“.
• VKM nr.337, dt.22.04.2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore t ëish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesëve”
• VKM nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”,
• VKM nr. 138, datë 23.2.2018 “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”