KËRKESË PËR PAJISJE
ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE PËR TOKË BUJQËSORE
ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE PËR TOKË BUJQËSORE
Titulli i shërbimit | Kërkesë për pajisjen me çertifikatë pronësie për tokë bujqësore |
---|---|
Përshkrim i Shërbimit | Procedurat e dhënies së çertfikatës të pronësisë për tokë bujqësore kryhen vetëm nga bashkitë. Me ndryshimet e reformës territoriale, ndryshoi edhe procedura për marrjen e certifikatës së pronësisë për tokat bujqësore të ndara me ligjin nr. 7501. Aplikanti bën kërkesën në Bashki dhe kjo e fundit ka detyrimin të përgatisë dosjen përkatëse me dokumentacionin që kërkon ligji, duke bashkërenduar punë me institucionet e tjera shtetërore, deri në finalizimin e rregjistrimit të tokës. Kur ky proces ka përfunduar, bashkia njofton pronarin e kësbujqësore të paraqitet pranë ZVRPP për tërheqjen e Certifikatës së Pronësisë. Personat që aplikojë për këtë shërbim duhet të jeën subjekt i ligjit nr.7501 dhe të jenë përdorues të tokës, por për arsye të ndryshme nuk janë pajisur me dokumentacionin përkatës. |
Dokumente të nevojshëm për aplikim | • Kërkesë • Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP); • Çertifikatë familjare |
Përfituesi | Përfituesit e ligjit nr.7501/1991 |
Afati i aplikimit | 31 dhjetor 2018 |
Tarifa | Nuk ka tarifë |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dokumenti i përgjigjes |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | Kryetari i Bashkisë afishon në vende publike të njësive administrative dhe boton lajmërimin publik të paraqitjes së dokumentacionit për të gjithë përdoruesit faktikë të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore që nuk janë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), ne gazetën lokale/ose në një nga gazetat lokale, ose gazeta të tjera .
Kërkesa dorëzohet në sportelin pranë bashkisë dhe janë institucionet publike që bashkërendojnë punën. Nëse njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk përfundojnë procedurat e kalimit të tokës bujqësore brenda 31 dhjetorit 2018, atëhere në përputhje me kriteret e parashikuara në ligj, përfituesve u lind e drejta që t’i drejtohen gjykatës. |
Baza Ligjore | • Ligj nr.7501 dt. 19.07.1991 “Për token”, i ndryshuar • Ligj nr. 8053 dt. 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore“, i ndryshuar • Ligj nr. 8337 dt. 30-04-1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave“ • Ligji Nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” • Ligj nr. 171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, i ndryshuar • VKM nr. 994, datë 9.12.2015 “Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi” • VKM nr.253 dt.06-03-2013 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish – kooperativave bujqësore“; • VKM nr.337, dt.22.04.2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore t ëish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesëve” • VKM nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore, të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, • VKM nr. 138, datë 23.2.2018 “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike” • VKM Nr.224, datë 19-02-2009 “Për proçedurat e krijimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si pasojë e korrigjimeve, të kryera nga komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë“. • Manualet udhëzuese për bashkitë, ZVRPP dhe për fermerët “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës ndërmjet njësive të qeverisjes vendore dhe Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme deh të procedurave që zbatohen për efekt të rregjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi” |