KËRKESË PËR RREGJISTRIMIN
E FËMIJËS NË ÇERDHE/KOPËSHT
E FËMIJËS NË ÇERDHE/KOPËSHT
Titulli i shërbimit | Kërkesë për rregjistrimin e fëmijës në çerdhe/kopsht. |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson rregjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Rregjistrimi bëhet në kopshtet që ndodhen pranë njësisë së vendbanimit, por nëse ato kopshte janë të mbyllura apo nuk kanë më vende, ju rekomandohet një kopsht/çerdhe tjetër. Kopshtet përfshijnë fëmijë të grup moshës (3 – 6) vjeç, ndërsa cerdhet fëmijët e grupmoshës 6 muaj-3 vjeç. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | • Çertifikata personale e fëmijes, e pajisur me fotografi, e cila duhet të jetë e tre muajve të fundit; • Çertifikatë familjare; • Vërtetim banimi; • Vërtetimin nga mjeku i lagjes për gjëndjen shendetesore që tregon se fëmija ka kryer vaksinat e detyrueshme; • Kartelën e konsultorit, analizat e koprokultures (feçe), si dhe parapagesa prej 5000 lekësh, e cila shërben si garanci dhe u kthehet prindërve në momentin që i kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe duan ta ç’rregjistrojne fëmijën. *Dokumenti i fundit nevojitet vetëm për rregjistrimin në çerdhe |
Përfituesi | Qytetari |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Drejtoria Arsimore përkatëse |
Afati i aplikimit | Përcaktohen çdo vit nga drejtoria arsimore perkatëse. |
Tarifa | Nuk ka tarifë për shërbimin *Nuk ka tarifë për rregjistrimin, por aplikohen tarifa mujore në vazhdim, mospagesa e të cilave passjell penalitete. |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Rregjistrimi i fëmijës në çerdhe/kopsht. |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 139/2015, dt. 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” • Ligj nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” |