Kërkesë për përjashtim nga tarifa vjetore e studimit

KËRKESË PËR PËRJASHTIM NGA
TARIFA VJETORE E STUDIMIT

 

Titulli i shërbimit Kërkesë për përjashtim nga tarifa vjetore e studimit
Përshkrim i shërbimit Ky shërbim mundëson përjashtimin nga tarifa vjetore e studimit të studentëve që plotësojnë kriteret ligjore. Studentët përjashtohen nga tarifa vjetore e studimit, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të Institucionit Publik të Arsimit të Lartë. Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Dokumenta të nevojshëm për aplikim • Kërkesë me shkrim
•Çertifikatë familjare
• Vërtetim studenti nga fakulteti ku vazhdon studimet
• Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
• Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë
*Për studentët me aftësi të kufizuara dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara
• Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja;
*Për studentët familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore
•Fotokopje te noterizuar të diplomës së shkollës së mesme;
*Vetëm për kategorinë e studentëve të shkëlqyer
•Statusi ligjor i jetimit dhënë nga shërbimi social shtetëror
*Vetëm për kategorinë e studentët që kanë përfituar statusin e jetimit
• Vendimi i gjykatës që vërteton mungesën e kujdestarisë prindërore
*Për studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
• Statusin ligjor si viktima të trafikut të qenieve njerëzore
*Për studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore
• Statusi si romë dhe ballkano-egjiptianët të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale
*Për studentët romë dhe ballkano-egjiptianët
• Vërtetim për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë ose të dënuar politikë me heqje lirie
*Për studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
Përfituesi

  1. Studentët me aftësi të kufizuara, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  2. Studentët, familjet e të cilëve trajtohen /përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;
  3. Studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
  4. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
  5. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
  6. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes;
  7. Studentët romë dhe ballkano-egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale;
  8. Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
  9. Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë). Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës
  10. Studentët e pranuar në vitin e parë akademik në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? •Bordit të Administrimit të Institucionit Publik të Arsimit të Lartë
•Agjencisë Kombëtare së Financimit të Arsimit të Lartë
Afati i aplikimit Afati për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për studentë të regjistruar në IAL-të publike përcaktohet për çdo vit, në urdhrin e ministrit që përcakton edhe planin e shpërndarjes së bursave për vitin akademik.
Tarifa Nuk ka tarifë për shërbimin
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit Dhënia e bursës
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit Procedura
Baza Ligjore • Ligj nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
• Ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar,
• Ligj nr. 10289, dt. 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”
• Ligj nr.9355, dt. 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar
• Ligj nr. 8626, dt. 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar
• Ligj nr.8153, dt. 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar
• Ligj nr. 8098, dt. 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar
• Ligj nr. 7889, dt. 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar
• Ligj nr. 7748, dt. 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar
• Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 269, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program tëciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”,
• Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 779, datë 26.12.2018 Për disa ndryshime në vendimin nr. 269, datë 29.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program tëciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar
• Vendim nr. 778, datë 26.12.2018 për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018, të këshillit të ministrave, “për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar