INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË
Titulli i shërbimit | Kërkesë për bursë studimi nga Institucioni i Arsimit të Lartë |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson dhënien e bursave studentëve që përmbushin kriteret ligjore. Numri dhe plani i shpërndarjes së bursave miratohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit. Institucionet publike të arsimit të lartë, shqyrtojnë dhe miratojnë çdo vit bursat për çdo student pas vitit të parë të studimeve që rezulton student në nevojë. Vendimet e tyre për miratimin e bursave të studentëve bëhen publike. Lista e studentëve të shkëlqyer, të pranuar në vitin e parë akademik hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kërkesa dhe dokumentet dorëzohen pranë Drejtorisë së Financës në institucionin e arsimit të lartë ku studenti ndjek studimet. |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim |
Studentët të cilët i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë sipas kriterit ekonomik dorëzojnë: • Kërkesë me shkrim për marrje burse • Çertifikatë familjare • Deklaratë mbi të ardhurat që plotësohet nga kryefamiljari • Fotokopje e kartës së identitetit të studentit • Vërtetim studenti • Vërtetim nga shkolla/fakulteti për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkolle/studimi (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajtohen me bursë shteti për vitin akademik aktual) • Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike nga seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki nëse familja e përfiton ose jo këtë ndihmë • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç dhe vetë studentin që nuk ushtrojnë aktivitet privat • Vërtetim banor i lagjes • Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë pjesëtarët e familjes dhe vetë studentin për të vërtetuar nëse marrin pension të çfarëdo lloji • Vërtetim nga zyra e punës për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç për të vërtetuar nëse janë apo jo të papunë • Vërtetim pasurie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç dhe vetë studentin • Vërtetim nga zyra e Kadastrës për çdo anëtar të familjes nëse kanë në pronësi tokë • Vërtetim konvikti për bashkëshortët me fëmijë • Studentët me aftësi të kufizuara dorëzojnë edhe vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësise për Punë dhe vërtetim për marrjen e pensionit të invaliditetit Studentët të cilët i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë jashtë kriterit ekonomik dorëzojnë: Studentët, pas vitit të parë akademik, me notë mesatare mbi 9 dorëzojnë: |
Përfituesi | 1. Studentët e shkëlqyer: -të pranuar në vitin e parë akademik, për cdo program studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatarë mbi 9 nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë; -pas vitit të parë akademik, për cdo program studimi në institucionet publike të arsimit të lartë me notë mesatare mbi 9. 2. Studentët që ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në institucionet publike të arsimit të lartë, të shpallura të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave 3.Studentët në nevojë pas vitit të parë të studimeve: |
Kush është përgjegjës për dhënien e Shërbimit? | •Qendra e Shërbimeve Arsimore •Drejtoria e Financave të institucionit të arsimit të lartë •Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë |
Afati i aplikimit | Afati për shqyrtimin dhe miratimin e bursave përcaktohet për çdo vit, në urdhrin e ministrit që përcakton edhe planin e shpërndarjes së bursave për vitin akademik. |
Tarifa | Nuk ka tarifë për shërbimin (përveç kostos që kanë disa nga vërtetimet që kërkohen si dokumentacion) |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dhënia e bursës |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. • Ligj nr. 10289, dt. 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”. • Ligj nr.9355, dt. 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar. • Ligj nr. 8626, dt. 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar. • Ligj nr.8153, dt. 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 8098, dt. 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 7889, dt. 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 7748, dt. 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar. • VKM nr. 903, dt. 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”. • VKM nr. 450, dt. 22.5.2017 “Për një ndryshim në vendimin nr. 903, dt. 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”. • VKM nr. 784, datë 26.12.2018 Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer,studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar. |