PËR BURSË STUDIMI
Titulli i shërbimit | Kërkesë për bursë studimi |
---|---|
Përshkrim i shërbimit | Ky shërbim mundëson dhënien e bursave studentëve që janë në vitin e parë të studimeve dhe që përmbushin kriteret ligjore. Ministria e Arsimit dhe Sportit, harton planin e shpërndarjes së bursave, të cilat i përcjell për vlerësim dhe miratim në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Këshillat bashkiakë, mbështetur në planin e dërguar nga MAS, shqyrtojnë dhe miratojnë kërkesat për bursë. Bashkia shqyrton dhe miraton bursat për kategorinë e studentëve në nevojë, që janë në vitin e parë të studimeve. Vendimet e këshillave bashkiakë për miratimin e bursave të studentëve bëhen publike. Ndërsa për vitet e tjera, pas vitit të parë të studimeve, këto bursat rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga institucionet publike të arsimit të lartë, për çdo student që rezulton student në nevojë. Kërkesa dhe dokumentet dorëzohen pranë bashkisë ku kërkuesi ka vendbanimin.
Studentët mund të aplikojnë në Institucionin e Arsimit të Lartë për: |
Dokumenta të nevojshëm për aplikim | Studentët të cilët i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë sipas kriterit ekonomik dorëzojnë • Kërkesë me shkrim për marrje burse • Çertifikatë familjare • Deklaratë mbi të ardhurat që plotësohet nga kryefamiljari • Fotokopje e kartës së identitetit të studentit • Vërtetim studenti • Vërtetim nga shkolla/fakulteti për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkolle/studimi (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajtohen me bursë shteti për vitin akademik aktual) • Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike nga seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki nëse familja e përfiton ose jo këtë ndihmë • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç dhe vetë studentin që nuk ushtrojnë aktivitet privat • Vërtetim banor i lagjes • Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë pjesëtarët e familjes dhe vetë studentin për të vërtetuar nëse marrin pension të çfarëdo lloji • Vërtetim nga zyra e punës për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç për të vërtetuar nëse janë apo jo të papunë • Vërtetim pasurie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për çdo anëtar të familjes mbi 18 vjeç dhe vetë studentin • Vërtetim nga zyra e Kadastrës për çdo anëtar të familjes nëse kanë në pronësi tokë • Vërtetim konvikti për bashkëshortët me fëmijë • Studentët me aftësi të kufizuara dorëzojnë edhe vërtetim nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësise për Punë dhe vërtetim për marrjen e pensionit të invaliditetit Studentët të cilët i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë jashtë kriterit ekonomik dorëzojnë: |
Përfituesi | Studentët në nevojë që janë në vitin e parë të studimeve: a) sipas kriterit ekonomik: -studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; -secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; -personat me aftësi të kufizuar, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar b) jashtë kriterit ekonomik: -studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; -studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; -studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; -studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. |
Kush është përgjegjës për dhënien e shërbimit | Drejtoria e Arsimit në Bashki |
Afati i aplikimit | Afati për shqyrtimin dhe miratimin e bursave përcaktohet për çdo vit, në urdhrin e ministrit që përcakton edhe planin e shpërndarjes së bursave për vitin akademik. |
Tarifa | Nuk ka tarifë për shërbimin (përveç kostos që kanë disa nga vërtetimet që kërkohen si dokumentacion) |
Dokumenti i prodhuar si rezultat i shërbimit | Dhënia e bursës |
Procedura administrative e ofrimit të shërbimit | ![]() |
Baza Ligjore | • Ligj nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. • Ligj nr. 10289, dt. 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”. •Ligj nr.9355, dt. 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar. • Ligj nr. 8626, dt. 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar. • Ligj nr.8153, dt. 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 8098, dt. 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 7889, dt. 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar. • Ligj nr. 7748, dt. 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar. • VKM nr. 450, dt. 22.5.2017 “Për një ndryshim në vendimin nr. 903, dt. 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”. • VKM nr. 450, dt. 22.5.2017 “Për një ndryshim në vendimin nr. 903, dt. 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” • VKM nr. 784, datë 26.12.2018 Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer,studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar. |