Struktura te tjera

Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar, i lirë dhe i pavarur i bashkive të Republikës së Shqipërisë. Ajo është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare e formës Shoqatë. Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme, Shoqata e Bashkive bashkohet me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë. Sot shoqata numëron si anëtarë vullnetarë të saj, të gjitha bashkitë e Shqipërisë. SHBSH mban statusin e një organizate jofitimprurëse (OJF) me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, qysh nga themelimi i saj e deri tani, ka krijuar një vizion gjithnjë e më të qartë të veprimtarisë së saj, të rolit që ajo duhet të luajë në konsolidimin e bashkive, në ushtrim nga ana e tyre të funksioneve qeverisëse.
aam.org.al

Shoqata per Autonomi Vendore
Shoqata për Autonomi Vendore u themelua në 12 Janar 2010, si një bashkim vullnetar dhe i pavarur i Bashkive të Republikës së Shqipërisë, me misionin për më shumë autonomi përmes forcimit e zhvillimit të strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e Njësive vendore.

Shoqata për Autonomi Vendore ka për qëllim:

  • ruajtjen dhe forcimin e autonomisë vendore me qëllim zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike
  • organizimin dhe funksionimin e Njësive vendore dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale
  • zbatimin e parimit të Kushtetutës për decentralizimin e pushtetit në qeverisjen vendore
  • të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të përbashkëta të njësive të qeverisjes vendore
  • forcimin e të drejtave dhe lirive të njësive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit, duke qënë me afër tyre
  • rritjen e tranparencës nëpermjet gjithëperfshirjes ne vendimarrje ne pushtetin lokal
  • krijimin e një strandardi për shërbimet lokale nëpërmjet shkëmbimeve të eksperiencave më të mira
  • rritjen e performancës së njësive përmes trajnimeve dhe kualifikimeve të administratës
  • zhvillimin e rrjetit të komunikimit mes shoqatave homologe ndërkombëtare dhe palëve te interesit
  • organizimin e aktiviteteve dhe përfshirjen e komunitetit në proceset me karakter edukativ, social-kulturor dhe sportiv

shav.al