Kryetari i Këshillit të Qarkut, detyrat dhe vendimarrja
Kryetari i këshillit të qarkut përfaqëson këshillin e qarkut në marrëdhënie me organe shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, me persona fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj.
Detyrat dhe Vendimmarrja e Kryetarit
- Kryeson mbledhjet e këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
- Nënshkruan të gjitha aktet dhe procesverbalet e mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së këshillit;
- Siguron zbatimin e vendimeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë së tij;
- Në përputhje me tematikën e mbledhjeve të këshillit të qarkut dhe të kryesisë, përgatit raportet, projektvendimet dhe materialet e tjera të nevojshme;
- Drejton administratën e këshillit të qarkut dhe përgjigjet para këshillit për funksionimin e saj;
- Emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
- Garanton kryerjen e funksioneve që i janë dhënë me ligj këshillit të qarkut;
- Merr masa dhe siguron funksionim normal të të gjitha strukturave të këshillit, të mbledhjeve të këshillit dhe të kryesisë së tij;
- Ushtron kompetenca të tjera, që i ngarkohen me ligj, nga këshilli i qarkut ose nga kryesia e tij.
- Në ushtrimin e kompetencave të tij, kryetari i këshillit të qarkut nxjerr urdhra me karakter individual.
- Në mungesë të kryetarit, funksionet e tij kryhen nga zëvendëskryetari.