Kryesia e Keshillit te Qarkut, detyrat dhe vendimarrja

Kryetari i Këshillit të Qarkut, detyrat dhe vendimarrja

  • Kryesia e këshillit të qarkut përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe nga 3 deri në 5 anëtarë të tjerë.
  • Kryetari dhe zëvendëskryetari zgjidhen e shkarkohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Kur nuk arrihet shumica e kërkuar, kalohet në rivotim ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar numrin më të madh të votave në raundin e parë.
  • Anëtarët e tjerë të kryesisë së këshillit të qarkut zgjidhen dhe shkarkohen me votim, me listë shumemërore kandidatësh, dhe shpallen fitues kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Mbledhjet e Kryesisë

  • Kryesia e këshillit të qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më pak se një herë në muaj.
  • Mbledhjet e kryesisë janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.
  • Funksionet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit të këshillit të qarkut janë të papajtueshme me funksionin e kryetarit të bashkisë.

Detyrat dhe Vendimmarrja e kryesisë

  • Ushtron të gjitha kompetencat, me përjashtim të atyre që i janë dhënë shprehimisht këshillit të qarkut;
  • Miraton projektaktet dhe materialet e tjera për mbledhjen e këshillit të qarkut, në përputhje me rendin e ditës, të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme të kërkuara nga ajo vetë;
  • Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare, të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
  • Raporton në këshill sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e qarkut;
  • Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar qarkut si person juridik.

Aktet e Kryesisë

  • Kryesia e këshillit të qarkut nxjerr vendime, të cilat miratohen nga shumica e anëtarëve të pranishëm.
  • Vendimet marrin fuqi detyruese për t’u zbatuar nga të gjitha organet dhe personat e ngarkuar, pasi shpallen publikisht ose u bëhen të njohura subjekteve të interesuar
  • Vendimet e kryesisë duhet të miratohen në mbledhjen më të afërt të këshillit të qarkut, në të kundërt e humbasin fuqinë e tyre që nga fillimi.