Këshilli i qarkut, detyrat dhe vendimarrja

  • Këshilli i qarkut përbëhet nga përfaqësues të bashkive që bëjnë pjesë në qark. Kryetarët e bashkive që bëjnë pjesë në qark janë kurdoherë anëtarë të këshillit të qarkut.
  • Numri i anëtarëve të këshillit të qarkutcaktohet në përpjesëtim me numrin e popullsisë, sipas nenit 73 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
  • Funksioni i anëtarit të këshillit të qarkut është i papajtueshëm me çdo funksion në administratën e qarkut.
  • Anëtarët e këshillit të qarkut e kryejnë funksionin pa shpërblim, me përjashtim të anëtarëve që janë zgjedhur anëtarë të kryesisë së këshillit të qarkut.
  • Brenda numrit të përfaqësuesve për çdo bashki, përfshihet kryetari i bashkisë, si dhe përfaqësuesit e tjerë që zgjidhen nga këshilli i bashkisë.
  • Prefekti përcakton numrin e përfaqësuesve të çdo bashkie, që përfshihen në territorin e qarkut, duke u bazuar në të dhënat e numrit të popullsisë, sipas evidencave të zyrave të gjendjes civile të datës 1 janar të vitit të zgjedhjeve vendore.
  • Vendimet e këshillave bashkiakë për përfaqësuesit e tyre në këshillin e qarkut i dërgohen prefektit brenda 10 ditëve nga data e marrjes së tyre

Mbledhja e Keshillit

Këshilli i qarkut zhvillon mbledhje të hapura për publikun, zhvillon seanca këshillimi me organet përfaqësuese e ekzekutive të bashkive dhe me bashkësitë përkatëse, si dhe respekton të drejtën e publikut për t’u informuar.

i.Mbledhja e parë e Këshillit

  • Këshilli i qarkut zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 50 ditë nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore.
  • Mbledhja e parë thirret nga kryetari i bashkisë, qendër e qarkut, ose nga një e treta e anëtarëve të këshillit të qarkut. Njoftimi për mbledhjen e këshillit të qarkut i dërgohet me shkrim të gjithë anëtarëve të këshillit të qarkut jo më vonë se 10 ditë para datës së mbledhjes.
  • Mbledhja e parë e këshillit është e vlefshme kur në të marrin pjesë jo më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të tij.
  • Mbledhja e parë e këshillit, deri në zgjedhjen e kryetarit të këshillit të qarkut, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.
  • Në mbledhjen e tij të parë këshilli i qarkut:
    a) zgjedh komisionin e mandateve, i cili verifikon mandatet e anëtarëve të këshillit;
    b) vërteton mandatet e anëtarëve të këshillit;
    c) zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe kryesinë e këshillit të qarkut, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
  • Këshilli i qarkut konstituohet pas vërtetimit të mandateve të jo më pak se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij.
  • Nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit të qarkut, mbledhja anulohet dhe thirret çdo dhjetë ditë, derisa të sigurohet shumica e nevojshme.
  • Në rast se këshilli i qarkut nuk konstituohet deri në 90 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve vendore, prefekti ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat e këtij këshilli deri në çastin e konstituimi

ii.Mbledhjet e rregullta të Këshillit

  • Mbledhjet e këshillit të qarkut bëhenjo më pak se një herë në tre muaj.
  • Mbledhjet zhvillohen sipas programit të punës që bën këshilli.
  • Mbledhja e parë e këshillit, deri në zgjedhjen e kryetarit të këshillit të qarkut, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.
  • Këshilli i qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë: 33
    a) të kryetarit të tij;
    b) të kryesisë së këshillit;
    c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit;
    ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij;
  • Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari.
  • Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet, si rregull, jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.
  • Mbledhja e këshillit të qarkut quhet e vlefshme, kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të tij.

Detyrat dhe Vendimmarrja të Këshillit

  • Zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
  • Zgjedh nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, dhe i shkarkon ata;
  • Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut;
  • Miraton strukturën, organikën dhe kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e të institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
  • Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij;
  • Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
  • Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm;
  • Vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre;
  • Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
  • Vendos për krijimin e një personi juridik me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta;
  • Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe të institucioneve në varësi të tij;
  • Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
  • Vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut, sipas nenit 75 të ligjit 139/2015;
  • Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin e disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik në nivel qarku;
  • Vendos për simbolet e qarkut;
  • Jep tituj nderi dhe stimuj;
  • Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark;
  • Miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së këshillit të qarkut.