Kontrolli i jashtëm

Realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm, i pavarur, i depolitizuar dhe i departizuar. Përvec rekomandimeve kundrejt drejtuesve të institucionit që kontrollohen si rezultat i kontrollit, ka detyra kryesore si:

  • t’u drejtohet organeve të ndjekjes penale;
  • t’i drejtohet gjykatës me padi;
  • t’i propozojë inspektimit financiar dhe njësive të auditimit të brendshëm publik të kryejnë inspektime dhe auditime brenda kompetencave të tyre;
  • është anëtar i këshillit të qarkut;
  • të vendosë një afat kohor për zbatimin e rekomandimeve dhe të informohet nga subjektet e audituara ose institucionet më të larta rreth programeve të tyre, për të zbatuar rekomandimet e bëra sipas paragrafëve të mësipërm, brenda 20 ditëve nga data e marrjes së kërkesës;
  • t’u drejtohet organeve më të larta shtetërore të kompetencës në rast të moszbatimeve të rekomandimeve të dhëna nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.