Kontrolli i brendshëm

Struktura e Auditit të Brendshëm

Çdo njësi e vetëqevisjes vendore ka pjesë të sajën strukturën e auditimit të brendshëm, e cila kryen një veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe ofron këshillim për menaxhimin për të shtuar vlerën e për të përmirësuar veprimtarinë e njësisë publike, vlerësuar e përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

Komisioni i financave i Këshillit të Njësisë së Vetëqeverisjes vendore

Komisioni i financave kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, në përputhje me buxhetin e miratuar nga këshilli.Organi ekzekutiv i njësisë së qeverisjes vendore i raporton komisionit të financave rregullisht gjatë vitit dhe i dorëzon atij dokumentacionin e kërkuar prej tij.Ai ka të drejtë të kërkojë auditim të jashtëm të llogarive të kryer nga ekspertë kontabël të autorizuar.