Kontrolle të tjera

  • Kryetari i Bashkisë raporton në Këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli.
  • Nëpunësit autorizues të njësive të vetëqeverisjes vendore i paraqesin Këshillit përkatës, sa herë që kërkohet, por jo më pak se tre raporte katërmujore të monitorimit të zbatimit të buxhetit, Raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit publikohen nga nëpunësi autorizues në faqen zyrtare të njësisë përkatëse, brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit, dhe një kopje e tyre i dërgohet Ministrisë së Financave.
  • Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore paraqet pranë Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se data 31 maj e vitit pasardhës buxhetor, raport për veprimtarinë financiare dhe zbatimin e buxhetit vjetor të vitit paraardhës të njësisë së vetëqeverisjes vendore, për çdo njësi shpenzuese të saj.