Të ardhurat

  • Taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore:taksa mbi pasurinë e paluajtshme; taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier; taksa e tabelës; taksa vendore të përkohshme, të cilat vendosen sipas mënyrës së parashikuar në ligj; taksa vendore mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël;taksa vendore mbi të ardhurat vetjake, taksa mbi të ardhurat e krijuara nga dhuratat, trashëgimitë, testamentet ose lotaritë vendore; taksa të tjera, të përcaktuara me ligj; taksa të përkohshme vendore; tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave; tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve; tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet; tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit; tarifa për shërbimet administrative dhe dhënien e licencave, lejeve e autorizimeve; tarifa të përkohshme, në përputhje me rrethana të përcaktuara në ligj; tarifa të tjera, të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore; tarifa të tjera, të përcaktuara në ligj; të ardhura nga dhënia me qira e aseteve në pronësi ose në përdorim të tyre; të ardhura nga shitja e pronave të veta; të ardhurat nga veprimtaritë ekonomike të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe dividendi që i përket njësisë së vetëqeverisjes vendore në shoqëritë tregtare fitimprurëse;të ardhurat nga donacionet;
  • Nga fondet e transferuara nga Buxheti i Shtetit: transferta të pakushtëzuara (përdoren në autonomi të plotë dhe ështëjo më pak se 1 për qind e produktit të brendshëm bruto) dhe të kushtëzuara ( funksione të deleguara dhe projekte të veçanta, të konsideruara me interes vendor, rajonal apo kombëtar, ku kërkohet bashkëpunimi me vetëqeverisjen vendore);Transfertat specifike: financimin e funksioneve të reja të transferuara te njësitë e vetëqeverisjes vendore, për një periudhë tranzitore deri në përcaktimin e një skeme ekuivalente dhe të qëndrueshme financimi; financimin e shërbimeve në raste të emergjencave apo situatave të ngjashme me interes kombëtar, ku kërkohet bashkëpunimi me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  • Fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave e tatimeve kombëtare(97 për qind e të ardhurave nga taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme për individë, personat fizikë dhe juridikë; 25 për qind e të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura; 5 për qind e të ardhurave nga renta minerare; 2 për qind e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale);
  • Transfertat dhe ndihmat nga njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendoretransferta monetare dhe/ose ndihma nga një qeveri e huaj ose organizatë ndërkombëtare sipas marrëveshjes së veçantë të nënshkruar ndërmjet tyre.
  • Huamarrja vendore;
  • Donacionet;
  • Burime të tjera të parashikuara në ligj.