CV Kryetari i Bashkisë Sarandë

Adrian Gurma
Kryetar i Bashkisë Sarandë
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë.

Adrian Gurma ka lindur në Shijak, më 25 Nëntor 1973. Rrjedh nga nje familje tradicionale e majte, me reputacion dhe kontribute te spikatura ne qytetin e Sarandes e me gjere.
Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjeksise, Universiteti i Tiranës, dega Mjeksi e Përgjithshme, gjatë periudhës 1992-1998.
Më tej ka vazhduar specializim pasuniversitar pranë Departamentit të Imazherisë si Mjek Imazherist (Radiolog), Qendra Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza”, Shtator 2002 – Mars 2006. Është trajnuar dhe specializuar më tej, kryesisht për imazherinë e gjirit në klinika brenda dhe jashtë vendit.
Pas studimeve, ka punuar mjek në njësi të ndryshme të rajonit te Sarandës. Prej vitit 2006 ushtroi këtë profesion edhe në klinika private.
Adrian Gurma është mjek i njohur dhe i vlerësuar në komunitetin e Sarandës.
Dr. Gurma ka ushtuar profesionin e mjekut ne Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë, prej vitit 2015 deri në Shkurt 2018.
Gjate periudhes shkurt- qershor 2018, ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor Tiranë.
Është njohës i mirë i gjuhës frënge, angleze , italiane dhe greke.
Ka qene kandidat per deputet ne listen shumeemerore te Partise Socialiste per Qarkun e Vlores ne zgjedhjet e vitit 2017 .
Ne periudhen shkurt-qershor 2018 ka drejtuar Drejtorine Rajonale te FSDKSH Tirane.
Adrian Gurma ushtroi funksionin e Nënprefektit në Sarandë prej Nentorit 2018 deri ne Qershor 2019.
Ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit 2019, konkurroi si kandidat i PS per Bashkine Sarande dhe u shpall fitues.