CV Kryetari i Bashkisë Roskovec

Majlinda Bufi
Kryetarja e Bashkisë Roskovec
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec.

Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në Roskovec te Fierit . Studimet fillore dhe ato te mesme te pergjithshme i kreu po ne Roskovec me rezultate te shkelqyera .

Ne vitin 1995 ka mbaruar studimet për Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ne degen Inxhinieri Ndertimi dhe me pas perfundoi studimet ne Politika Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në vitin 2005.

Karrierën profesionale znj.Bufi e ka orientuar në fushën e inxhinierisë dhe të menaxhimit.

Në vitet 1995-2010 ajo ka qenë Përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec , Bashkise Ballsh e më pas menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore në “Megal Center” shpk Fier.

Gjate karrieres se saj , duke patur nje angazhim maksimal ne jeten shoqerore eshte perfshire heret ne politiken lokale .Prej vitit 1995 ka qene aktive ne strukturat e partise socialiste dhe qe prej vitit 2005 eshte kryetare e deges se partise socialiste ne Roskovec, anetare e Asamblese Kombetare te PS –se qe prej vitit 2011 dhe qe nga viti 2013 anetare e Parlamentit te Shqiperise Ky angazhim ne jeten politike ka bere qe te ishte anetare e Keshillit Bashkiak ne Roskovec prej dy mandatesh dhe anetare e Keshillit te Qarkut te Fierit .

Qenia pjese e vendimarrjeve lokale e ka bere Majlinden te vetedijshme per nje sere studimesh alternative ne kete drejtim dhe per kete qellim ne vitin 2011 ka qene pjese e projektit ne Ballkan : “ Per qeverisjen lokale „ me Keshillin e Europes .

Majlinda flet anglisht dhe italisht dhe momentalisht eshte duke kryer studimet e thelluara ne PHD ne Universitetin Bujqesor te Tiranes .

Si perfaqesuese politike e Roskovecit dhe zones perreth ne Parlament ne keta dy vjet , i kane mjaftuar asaj per te njohur dhe evidentuar gjithe problematikat , prioritetet ne te gjitha fushat dhe me pas per t‘i adresuar ato ne menyre te qarte dhe konkrete per zgjidhje ne institucionet perkatese .