CV Kryetari i Bashkisë Përmet

Alma Hoxha
Kryetar i Bashkisë Përmet
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet.

Znj.Alma Hoxha u lind në Përmet, më 26.05.1972. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Znj. Hoxha ka mbaruar studimet në Degën Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqerem Çabej”.
Vitet e para pas shkollës, punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtoreshë në shkollën “Meleq Gosnishti” Përmet. Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores në Drejtorinë Arsimore Rajonale (1999-2003) dhe si Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Përmet (2013-2019). Znj. Hoxha ka qënë dhe nënprefekte e Gjirokastrës nga viti 2003 deri në 2005.
Prej vitit 1996 deri në vitin 2015 është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak Përmet, si përfaqësuese e Partisë Socialiste. Gjithashtu nga viti 2000 deri në 2003 ka qënë Kryetare e Këshillit Bashkiak Përmet dhe në periudhën 2003-2007 ka qënë anëtare e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 është Kryetare e Bashkisë Përmet.