CV Kryetari i Bashkisë Maliq

Gëzim Topçiu
Kryetar i Bashkisë Maliq
CURRICULUM VITAE

Ky është kurrikulumi jetësori publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Maliq.

Gëzim Ali Topçiu ka lindur më 3 Janar 1967. Është i martuar me Znj.Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo.

Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986-1990. Ka përfunduar shkollën e Mesme Maliq në vitin 1986.

Ka punuar si specialist bujqësie në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas,Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995.

Ka patur biznes privat në periudhën 1995-2000.

Nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.

Karriera politike

  • Anëtar i Partisë Socialiste 1995
  • Kryetar i Partisë Socialiste Bashkia Maliq
  • Anëtar i Kryesisë të Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
  • Sekretar i Partisë Socialiste të Rrethit Korçë

Trajnime

  • Autonomia Vendore dhe Decentralizimi
  • Menaxhimi Financiar

Menaxhimi i Ujësjellës- Kanalizimeve